Hoxhaj: PDK e voton Rimëkëmbjen Ekonomike vetëm me këto kushte

Aktuale

Hoxhaj: PDK e voton Rimëkëmbjen Ekonomike vetëm me këto kushte

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 21:39
Enver Hoxhaj

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se do të mbështesin Pakon e rimëkëmbjes ekonomike vetëm në rast se Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës do të marrin parasysh propozimet e kësaj partie.

Ai në Debat, ka thënë se duhet të ekzistojë një fond për të ndihmuar sektorin privat dhe të paguajnë punëtorët e larguar nga puna për shkak të rënies ekonomike.

“Nëse Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i marrin në konsideratë 3-4 elemente, e mbështesim Pakon e rimëkëmbjes ekonomike. Ne mendojmë që duhet të ketë një fond i cili do të duhej t’i ndihmonte firmat, sektorin privat, t’i paguajnë punëtorët që kanë larguar nga puna, për shkak të rënies ekonomike.

Të krijohet një fond i dytë i cili do të duhej t’i ndihmojë firmat përmes granteve që të jetojnë. Dhe së treti, Qeveria po iu thotë njerëzve ta tërheqin 10% e Trustit, e në fakt ishte dashur që ato fonde të tërhiqen nga buxheti i Kosovës, e jo nga buxheti i tyre personal. Nën katër, ne duam të hiqet TVSH në lëndën e parë që prodhohet në Kosovë”, ka thënë Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat