Zemaj paralajmëron shtrëngim të masave gjatë festave të fundvitit

Aktuale

Zemaj paralajmëron shtrëngim të masave gjatë festave të fundvitit

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 21:45
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj,  ka thënë se mund të ketë edhe kufizime tjera në festat e fundvitit.

“Do të shohim për aktivitet e qytetarëve të ditëve në vijim. Do t’i përcjellim aktivitetet që nuk po respektohen sipas manualit për festat e fundvitit, pastaj do të marrim masa”, është shprehur Zemaj.

Zemaj thotë se masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së Covid-19 kanë dhënë efekt.

“Rezultatet janë të dukshme. Projeksionet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës ishin që ne pothuajse për dy javë ose një 10 ditësh kishim një mijë e më shumë raste pozitive nëse do të vazhdohej pa mbyllje”, tha Zemaj në emisionin Pressing.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat