Hoxhaj: Dialogu në formën aktuale i shërben vetëm Serbisë

Aktuale

Hoxhaj: Dialogu në formën aktuale i shërben vetëm Serbisë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 22:14
Enver Hoxhaj

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar se procesi i dialogut në formën aktuale i shërben vetëm Serbisë për të hapur dhe mbyllur kaptina të reja, dhe nuk i shërben Kosovës që ta përmbyllë shtet-ndërtimin.

Ai në Debat, ka thënë se në mënyrën se si është udhëhequr dialogu nga ish-Qeveria Kurti dhe tani nga kjo Hoti, e kanë marrë peng dialogun dhe e kanë degraduar.

“Mendoj që Gjykata Speciale e ka marrë në peng dialogun. Qeveria Kurti dhe Hoti në mënyrën si e kanë udhëhequr dialogun, e kanë marrë peng dialogun dhe e kanë degraduar dialogun.

Marrëveshja e Uashingtonit është negociuar si një draft nga presidenti Hashim Thaçi dhe e dini që ajo marrëveshje ka pasur të nënshkruhet në qershor”, është shprehur Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat