Shtatorja e Adem Jasharit në Prizren do të rikonstruktohet

Aktuale

Shtatorja e Adem Jasharit në Prizren do të rikonstruktohet

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 23:16
Shtatorja e Adem Jasharit në Prizren

Shtatorja e Gjergj Kastriot- Skënderbeut po vazhdon të qëndrojë në vendin ku u vendos fillimisht.

Këtu qëndroi për vetëm tri ditë.

Mirëpo përgjatë kësaj kohe, shtatorja e komandantit Adem Jashari, e cila u vendos në një qendër tregtare në Prizren, u kritikua mjaft shumë.

E pikërisht për shkak të mënyrës se si dukej shtatorja, nga qendra tregtare kanë marrë një vendim.

Menaxhmenti i qendrës tregtare thanë se nuk dihet për kohën kur do të përfundojë rikonstruktimi i shtatores.

Por një shtatore e cila nuk është e përshtatshme me figurën që përfaqëson, është vendosur edhe në qytetin e Prizrenit.

Por shtatorja e Gjergj Kastriot- Skënderbeut po vazhdon të qëndrojë në vendin ku u vendos fillimisht.

Sipas drejtorit të administratës, mjetet për punimin e kësaj shtatoreje janë ndarë nga një shoqatë.

Kundër formës së shtatoreve janë shprehur edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Edhe qytetarët e komunës së Prizrenit po thonë që shtatoret nuk janë të denja për figurat që përfaqësojnë.

Megjithë kritikat, Autori i shtatores së Skënderbeut, ka arsyetuar punën e tij.

Ndërkohë investimet për shtatore do të vazhdojnë.

Një e tillë po planifikohet të punohet për Adem Jasharin, ku për realizimin e saj nga komuna do të ndahen 90 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat