Eksperti i sigurisë: Aktakuzat e Gjykatës Speciale s’e destabilizojnë vendin, por e dëmtojnë atë

Aktuale

Eksperti i sigurisë: Aktakuzat e Gjykatës Speciale s’e destabilizojnë vendin, por e dëmtojnë atë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 23:49
Nuredin Ibishi

Eksperti i sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi ka komentuar aktakuzat e Gjykatës Speciale për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ibishi ka thënë se aktakuzat e Dhomave të Specializuara, sipas tij, s’e destabilizojnë vendin, por që siç ka thënë ai, e dëmtojnë atë në disa aspekte.

“Mendoj që s’munden me destabilizu vendin thirrjet nga Gjykata Speciale për krerët e UÇK-së, por e dëmtojnë edhe në aspektin politik e diplomatik. Kur është nisur Gjykata Speciale është nisur me një qëllim tjetër, për trafikim organesh. Por, hetimet preliminare të Prokurorit Ëillaimson tregon që nuk ka pasur”, ka thënë Ibishi.

Ish-eprori i Zonës Operative të Llapit, Nuredin Ibishi ka konfirmuar se ka pranuar ftesë nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat