Hoxha për shtatoret: Mund të mbesin vlerë e trashëgimisë kulturore, janë për keqardhje

Aktuale

Hoxha për shtatoret: Mund të mbesin vlerë e trashëgimisë kulturore, janë për keqardhje

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 00:23
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka folur rreth kritikave që u bënë pasi zbulimit të shtatoreve së Gjergj Kastriotit- Skënderbeu dhe ish-komandatit të Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës, Adem Jashari, në Prizren në festën e 28 Nëntorit.

Hoxha në një intervistë në Edicionin Special theksoi se cdoherë ka qenë e zëshme sidomos në këtë temë.

“Ky rasti i fundit mund te jetë vetëm shkas për reagim, ne gjatë viteve të fundit kujdes i kushtojmë rëndësisë së historisë në thonjëza”.

“Nuk është ky shembulli i fundit, por me që është i fundit normalisht dhe unë kam pozicion tjetër tani kam reaguar në repozicion edhe pse unë kam qenë e zëshme për monumentet”.

“Krejt kjo çka po shohim është produkt i një mendësie të përgjithshme që është prezente në arkitekturë, muzikë, në diskursin publik edhe politik edhe është një kontaminim i përgjithshëm i mendësisë tonë që vjen në shprehje pastaj në forma të ndryshme”.

“Kur lidhet pastaj me atë se kush dhe si duhet të na riprezetojnë në aspektin e historisë tonë dhe çka u mbetet të rinjve të trashëgojnë tutje është tjetër. Në një moment tjetër këto monumente mund të jenë vlerë e trashëgimisë kulturore dhe historike të Kosovës atëherë është për keqardhje”.

“Duke dashur t’i thurim nder dhe lavde një figure të caktuar ne kemi ra shpesh në situatën që i kemi fyer”, deklaroi Hoxha

Hoxha mes tjerash përshëndeti iniciativën që shtatorja e Adem Jasharit të dërgohet në rimodelim edhe pse ishte punuar privatisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat