Vjen kërkesa për presidenten: Çka duhet të bëjë ajo nëse Kushtetuesja konstaton se Arifi s’kishte të drejtë vote

Aktuale

Vjen kërkesa për presidenten: Çka duhet të bëjë ajo nëse Kushtetuesja konstaton se Arifi s’kishte të drejtë vote

Nga: A.Zh Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 08:46
Vjosa Osmani

Sot Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të marrë vendimin për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për votën e deputetit Etem Arifi, i cili kishte votuar Qeverinë Hoti.

Në lidhje me këtë, profesor doktor Binak Maxharraj, i ka drejtuar një kërkesë ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmanit.

Ai ka kërkuar nga Osmani që të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nëse Gjykata Kushtetuese konstaton që deputeti Arifi nuk kishte të drejtë vote, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij i plotë në Facebook:

Vjosa Osmanit:

E nderuara u/d presidente, nëse Gjykata Kushtetuese e aprovon ankesën e LVV në rastin e deputetit Etem Arifi, i cili votoi qeverinë Hoti pa të drejtë vote, sepse ishte i dënuar nga gjykata që do të thotë se automatikisht qeveria Hoti bie:

Kërkoj nga ju në bazë të kompetencave që ua lejon Kushtetuta e Kosovës vendin menjëherë ta çoni në zgjedhjet e parakohshme.

Kjo është zgjidhja më e mirë për vendin, e njëkohësisht do të ndërpritet tollovia rreth zgjedhjes së Presidentit që e ka kapluar vendin qe sa kohë. Pas zgjedhjeve nacionale është më lehtë të zgjidhet edhe presidenti konsensual, apo më së miri do të ishte një njeri apolitik jashtë partive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat