Nisma tashmë në Kuvend me 10 deputetë, ja si do të quhet Grupi

Aktuale

Nisma tashmë në Kuvend me 10 deputetë, ja si do të quhet Grupi

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 14:03
Grupi do të quhet NISMA-AKR-6 plus

NISMA Socialdemokrate tashmë i ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Grupi Parlamentar NISMA Socialdemokrate, tani e tutje do të quhet NISMA-AKR-6+, kjo pasi që kësaj partie iu kanë bashkuar edhe katër deputetë.

Këtë e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të NISMA Socialdemokrate, Endrit Shala.

Ai ka treguar po ashtu se pjesë e këtij grupi parlamentar tash e tutje janë edhe Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli.

Shala po ashtu ka bërë të ditur se procedura për emërimin e grupit parlamentar pritet të finalizohet në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat