Enver Hoxhaj ia shuan shpresat Ramush Haradinajt

Aktuale

Enver Hoxhaj ia shuan shpresat Ramush Haradinajt

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 14:14
Enver Hoxhaj

(E plotësuar 14:51) - Gjatë ditës së sotme Kombinonin për Buxhet dhe Transfere me 6 vota për dhe 3 kundër ka votuar raportin me rekomandime për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, ku votimi i këtij raporti i ka paraprirë miratimi i 4 amendamenteve të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës.

Për çka Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të ftuar seancë të jashtëzakonshme për të premten për ta votuar Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike me katër amendamente e propozuara nga kjo parti.

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj në një konferencë tha se të premten janë të gatshëm ta votojnë këtë projektligj. Në këtë konferencë Hoxhaj është deklaruar edhe për postin e presidentit ku ai tha se nëse duhet mbështetja e PDK-së atëherë edhe kandidati duhet të jetë i PDK-së.

Hoxhaj: PDK është e gatshme të premten ta votojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

“PDK do të inicioj një seancë të jashtëzakonshme sa i përket Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Ku presim që edhe partitë tjera politike do të duhet ta votojnë një projektligj të tillë [...]Sa i takon a kam pas koordinim me kolegët në Qeveri dhe ne jemi të gatshëm që seancën ta thirrim të premten dhe të premten të miratohet pakoja për rimëkëmbje ekonomike duke shtuar edhe këto katër propozimet tona që kanë qenë të diskutuara gjatë dhe ia ndryshojnë thelbin të kësaj pakos”, tha Hoxhaj.

Themelimi i një fond i veçantë, i cili do të shërbejë për t’i paguar të gjithë të punësuarit në sektorin privat, që kanë humbur vendet e tyre të punës si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Pra, të gjithë punëtorët e sektorit privat të regjistruar si të pa punë, e që kanë qenë në marrëdhënie pune deri në Shtator 2020, por që nga muaji tetor 2020 janë liruar nga punëdhënësi si pasojë e ndikimit të COVID -19, do të paguhen nga ana e Qeverisë së paku tre deri në katër muaj përkatës me nga 300 euro në muaj, të themelohet granti në shumë prej 200 milionë euro, për ndihmë direkte financiare bizneseve të cilat kanë vështirësi të funksionimit si rezultat i ndikimit të COVID-19. Ku këto mjete të grantit do t’i shpërndahen të gjitha bizneseve sipas kritereve dhe kushteve të caktuara nga ana e një Komisionit të posaçëm i cili do të themelohet ekskluzivisht për këtë çështje nga ana e Qeverisë së Kosovës, të cilat dëshmojnë se e kanë të vështirë zhvillimin e afarizmit si pasojë e ndikimit të COVID -19, Qeveria e Kosovës duhet të liroj nga TVSH-ja lëndën e parë e cila prodhohet nga bizneset kosovare, pavarësisht a eksportohet jashtë vendit apo jo, të gjithë qytetarët që kanë kontribuar në Trustin Pensional të Kosovës deri në shumën 10 mijë Euro, në rast të tërheqjes së shumës 10 % (dhjetë për qind) nga ana e tyre, Qeveria e Kosovës do ta kompensoj tek TRUST-i Brenda pesë viteve të ardhshme në mënyrë që ata qytetarë t’i kenë mjetet e tyre për moshën e pleqërisë, janë katër nga amendamentet që ka propozuar PDK.

Hoxhaj ka folur edhe rreth postit të presidentit. Në pyetjen se a i është kërkuar mbështetja e PDK-së për postin e presidentit ai ka theksuar se PDK nuk do të jep votë për asnjë kandidat tjetër q ë vie nga paritët në pushtet.

Hoxhaj: Nëse duan votën e PDK-së, kandidati për president duhet të jetë nga PDK

“Ne kemi debatuar kohët e fundit në PDK këtë çështje dhe duhet t’iu sqarojë edhe njëherë. PDK është në opozitë, mbetët në opozitë dhe janë katër pesë tema të cilat janë të karakterit nacional. Një temë e tillë ishte pakoja e rimëkëmbjes dhe një temë e dytë është edhe zgjedhja e presidentit. Presidenti që zgjidhet në Kuvendin e Kosovës nuk është vetëm president i partive, por është edhe president i opozitës dhe qytetarëve. Dhe nëse kërkesa prej kolegëve në qeveri që ta marrin mbështetjen prej PDK ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë por në atë rast kur kërkohen votat e PDK-së, atëherë edhe kandidati duhet të jetë i PDK...ju e dini që këtë mandat e ka pas presidenti Thaçi...nëse dikush kërkon mbështetje prej PDK duhet ta di që gjykata Kushtetuese ia ka ndërpre mandatin dhunshëm dhe duam që ky mandat t’i takoj PDK-së dhe nuk kemi vota për asnjë kandidat i cili vie nga partitë në pushtet”, tha Hoxhaj.

Enver Hoxhaj ia shuan shpresat Ramush Haradinajt

U.d të kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se ky subjekt ka shumë kritika për qeverinë në lidhje me menaxhimin e pandemisë dhe mos përkrahjen e qytetarëve gjatë këtyre ditëve.

Hoxhaj ka deklaruar se PDK-ja nuk ka vota për ndonjë kandidat tjetër për president që vjen nga partitë tjera pasi e konsideron se ish-presidenti Thaçi nuk e ka çuar deri në fund mandatin, andaj ky post i takon këtij subjekti.

“Konsiderojmë se posti i presidenti duhet t'i takojë PDK-së, pasi mandati i Thaçit nuk ka përfunduar, ai mbeti në gjysmë dhunshëm nga Gjykata Speciale. Unë e ritheksoj se ne nuk kemi vota për president për dikë që vjen nga partitë e tjera”, tha ai.

Tutje Hoxha shtoi se do të mundohet që për shkak të gjendjes ekonomike të rëndë të qytetarëve do ndihmojë në miratimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike me propozimet e PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat