Kjo është mosha dhe prejardhja e 14 viktimave nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Aktuale

Kjo është mosha dhe prejardhja e 14 viktimave nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Edhe 555 raste me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

IKSHPK me anë të një komunikate për media po ashtu ka bërë të ditur se në këtë interval kohor, 14 persona kanë humbur jetën si rrjedhojë e COVID-19.

Viktima më e re është 56 vjeç nga Prishtina.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (82, 75, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (77, 56 vjeç), Gjilan 2 raste (82, 63 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (70 vjeç), Istog 1 rast (78 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç) dhe Viti 1 rast (78 vjeç)”, kanë bërë të ditur nga IKSHPK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat