Vendimi për konfirmim të aktakuzës, Specialja thotë se Thaçi dha informacione të rreme lidhur me krimet e përmendura

Aktuale

Vendimi për konfirmim të aktakuzës, Specialja thotë se Thaçi dha informacione të rreme lidhur me krimet e përmendura

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:14
Hashim Thaçi

Dhomat e Specializuara në Hagë, kanë publikuar vendimin që përmbahet nga 236 faqe të gjykatësit paraprak, me anë të së cilit është konfirmuar aktakuza e ngritur nga ana e Prokurorit të Specializuar ndaj  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqi.

Pika 445 e këtij vendimi thotë se materiali mbështetës tregon se Thaçi ka kontribuar për qëllimin e përbashkët të ndërmarrjes së përbashkët kriminale.

Tutje, përmenden pozitat që i njëjti kishte mbajtur në UÇK dhe se pas krijimit të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës nga fundi i marsit 1999, u bë Kryeministër i Kosovës, dhe gjithashtu shërbeu si Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së. Në këtë kapacitet thuhet se ishte drejtpërdrejt i përfshirë në formulimin, miratimin, shpërndarjen dhe zbatimin e planeve, politikave dhe praktikave në vazhdimin e qëllimit të përbashkët.

Vendimi thotë se personalisht thuhet se ka marrë pjesë ose ndryshe ka kontribuar në krimet nën pikat 1 – 10, se ka koordinuar ose kontribuar në përpjekjet për të mohuar ose siguruar informacion të pasaktë për vëzhguesit ndërkombëtarë dhe publikun në lidhje me kryerjen e krimeve sipas pikave 1-10.

Sipas vendimit, materiali mbështetës tregon se autoriteti i Thaçit brenda UÇK-së ishte i dukshëm e se kishte fuqinë për të emëruar figura kryesore qeveritare si dhe për të promovuar, shkarkuar, përgëzoi dhe qortoi pjesëtarët luftarakë të UÇK-së, si dhe për të lëshuar ose përfunduar masa disiplinore kundër tyre.

Tutje, thuhet se  materiali mbështetës tregon se vendimet e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ishin bërë njëzëri dhe anëtarët e saj, përfshirë Thaçi, formuluan ose miratuan komunikatat dhe deklaratat publike të UÇK-së. Sipas vendimit, shumë prej deklaratave të tilla, duke përfshirë ato të përmendura më lart, në mënyrë të përsëritur dhe publike bënë thirrje ose miratuan dhunë kundër kundërshtarëve, disa prej të cilëve u emëruan në mënyrë specifike dhe u paraqitën si [REDAKTUAR].

Vendimi thotë se sa i përket pjesëmarrjes së Thaçit në pjesëmarrjen ose kontributin për krimet e kryera në pikat 1 -10, materiali mbështetës thuhet se tregon që ai personalisht ka marrë pjesë në krime të tilla (REDAKTUAR) (REDAKTUAR) (REDAKTUAR) (REDAKTUAR) (REDAKTUAR).

Sipas vendimit, materiali mbështetës tregon se gjatë periudhës së aktakuzës, Thaçi ka vizituar disa vende të tjera të treguara nën Pikat 1-10.

Në vendim thuhet se sa i përket kontributeve të Thaçit në përpjekjet për të mohuar ose dhënë informacione të pasakta në lidhje me kryerjen e krimeve, materiali mbështetës tregon të paktën dy raste kur Thaçi personalisht ka dhënë informacione të rreme. (REDAKTUAR)

Tutje, thuhet se materiali mbështetës gjithashtu tregon raste të mëtejshme kur Thaçi kontribuoi në përhapjen e informacioneve ç ‘orientuese ose jo të plota në lidhje me aktivitetet e UÇK-së.

Sipas vendimit, sa i përket mbështetjes së Thaçit për anëtarët e ndërmarrjes së përbashkët kriminale dhe koordinimit, materiali mbështetës tregon se ai kërkoi të siguronte mbështetje financiare për UÇK-në, ishte kontakt primar për disa nga komandantët e zonave, ishte në kontakt të rregullt me zonat operative,  ka vizituar shpesh vende të shumta të treguara në pikat 1-10 për të mbikëqyrur organizimin e njësive, për të mbajtur kontakte dhe për të siguruar furnizime, përfshirë për (REDAKTUAR).

Gjithashtu, thuhet se materiali tregon se në 1998-1999, ishte e ditur në Kosovë dhe e njohur për  Thaçin, që personat e akuzuar për bashkëpunim me serbët po vriteshin.

Sa i përket Kadri Veselit, thuhet se materiali mbështetës tregon se Veseli ka kontribuar për qëllimin e përbashkët të ndërmarrjes së përbashkët kriminale. Edhe për të përmenden pozitat që ka mbajtur dhe thuhet se në këtë kapacitet ishte drejtpërdrejt i përfshirë në formulimin, miratimin, shpërndarjen dhe zbatimin e planeve, politikave dhe praktikave në vazhdimin e qëllimit të përbashkët.

Tutje, thuhet se personalisht ka marrë pjesë ose ndryshe ka kontribuar në krimet e kryera në pikat 1- 10.

Tutje, thuhet se sa i përket,  përfshirjes së Veselit në planet, politikat dhe praktikat në vazhdimin e qëllimit të përbashkët, materiali mbështetës tregon se autoriteti i tij brenda UÇK-së ishte i dukshëm dhe se ishte një bashkëpunëtor i ngushtë i Thaçit dhe se si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka miratuar deklaratat dhe rregulloret publike të lartpërmendura të UÇK-së.

Sipas vendimit, për më tepër, Veseli mbikëqyri shërbimet e inteligjencës së UÇK-së, të cilët ishin te ngarkuar me identifikimin dhe hetimin e kundërshtarëve, përfshirë bashkëpunëtorët brenda UÇK-së. (REDAKTUAR) (REDAKTUAR), dhe thuhet se shumë të tjerë ishin të përfshirë në listën e bashkëpunëtorëve të pretenduar.

“Sektorët e inteligjencës së zonës raportuan drejtpërdrejt te Z. Veseli për aktivitetin e tyre, paralelisht me komandantët e zonës. Në këtë kontekst, Z. Veseli konfirmoi se G2 u përqendrua në [REDAKTUAR] dhe [REDAKTUAR]”, thuhet në vendim.

Vendimi thotë se sa i përket pjesëmarrjes së Veselit ose kontribimit të krimeve të kryera në pikat 1-10, materiali mbështetës tregon se ai personalisht mori pjesë në krime të tilla në lidhje me të paktën tre lokacione. (REDAKTUAR) (REDAKTUAR) (REDAKTUAR). Sipas vendimit,  materiali tregon se gjatë periudhës së aktakuzës, Veseli ka vizituar disa vende të tjera të treguar në pikat 1-10.

Sa i përket mbështetjes së Veselit për anëtarët e ndërmarrjes së përbashkët kriminale dhe koordinimin mes anëtare, materiali mbështetës tregon se ishte kontakt primar për disa nga komandantët e zonave, e ka shoqëruar Thaçin në takime me persona të tretë, përfshirë bisedave me përfaqësues ndërkombëtare ku janë ngritur pretendimet për marrjen e të burgosurve nga UÇK, ka vizituar shpesh lokacione të treguara në pikat 1-10 për të mbajtur kontakt dhe për të siguruar furnizim për anëtarët e ndërmarrjes së përbashkët kriminale.

Edhe për Rexhep Selimin përmenden pozitat që ka mbajtur dhe thuhet se  këtë kapacitet direkt ishte i përfshirë në formulimin, miratimin, shpërndarjen dhe zbatimin e planeve, politikave dhe praktikave në vazhdim të qëllimit të përbashkët, personalisht ka marrë pjesë ose ndryshe ka kontribuar në kryerjen e krimeve në pikat 1-10.

Tutje, thuhet se materiali mbështetës tregon se  Selimi, si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka miratuar deklaratat dhe rregulloret publike të UÇK-së të lartpërmendura, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sa i përket, pjesëmarrjes ose kontributit të Selimit në krimet e kryera në pikat 1- 10, thuhet se materiali mbështetës tregon se ka marr pjesë personalisht në krime të tilla (REDAKTUAR) (REDAKTUAR) (REDAKTUAR) (REDAKTUAR) (REDAKTUAR) (REDAKTUAR) (REDAKTUAR).

Sipas vendimit, materiali mbështetës tregon se gjatë periudhës së aktakuzës, Selimi ka vizituar lokacione të tjera në pikat 1-10. Tutje thuhet se ka marrë pjesë në takime mes komandantëve të zonave dhe anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm, në të cilat, janë lëshuar urdhra për bashkëpunëtorë që do të ndaloheshin dhe për mjediset e paraburgimit që do të ngriheshin për atë qëllim dhe thuhet se këto udhëzime u zbatuan nga komandantët e zonave.

Edhe sa i përket Jakup Krasniqit përmenden pozitat e tij dhe se në atë kapacitet ishte i përfshirë direkt në formulimin, miratimin, shpërndarjen dhe zbatimin e planeve, politikave dhe praktikave në vazhdimin e qëllimit të përbashkët, se ka koordinuar ose ndryshe ka kontribuar në përpjekjet për të mohuar ose dhënë informata të pasakta te monitoruesit ndërkombëtarë dhe publiku lidhur me kryerjen e krimeve në pikat 1- 10.

Vendimi thotë se sa i përket pjesëmarrjes ose kontributit të Krasniqit për krimet në pikat 1-10, materiali mbështetës tregon se Krasniqi personalisht ka vizituar një numër vendesh në zonat e kontrolluara nga UÇK-ja përfshirë Likoc, Jabllanicë, Malishevë, Kleҫkë, zonat operative në Shalë dhe Llap, si dhe në Kukës, Shqipëri.

Tutje thuhet se ka marrë pjesë në takime mes komandantëve të zonave dhe anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm, në të cilat, janë lëshuar urdhra për bashkëpunëtorë që do të ndaloheshin dhe për mjediset e paraburgimit që do të ngriheshin për atë qëllim dhe thuhet se këto udhëzime u zbatuan nga komandantët e zonave.

Në vendim thuhet se sa i përket kontributit të Krasniqit në përpjekjet për të mohuar ose siguruar informacion të pasaktë lidhur me kryerjen e krimeve, materiali mbështetës tregon se Krasniqi kërkoi të justifikonte veprimet e UÇK-së të ndërmarra kundër personave si (REDAKTUAR), (REDAKTUAR).

“Pavarësisht deklaratave të tilla, kur ishin ballë për ballë me (REDAKTUAR), anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, përfshirë Krasniqin, të cilët ishin rregullisht të njoftuar për rrëmbime, vrasje dhe rrëmbime të serbëve dhe vrasje dhe zhdukje të shqiptarëve, në veçanti të anëtarëve të lartë të LDK, do të mohonte prerë akuzat në lidhje me vrasjen e bashkëpunëtorëve”, thuhet tutje.

Tutje, thuhet se Krasniqi ishte kontakt primar për disa nga komandantët e zonave, të cilët kanë marrë urdhra, udhëzime dhe informacione përmes tij, se ka qenë në kontakt të rregullt me zonat operative, se ka marrë raporte për rezultatet e  operacioneve,  ka zgjidhur mosmarrëveshje midis komandantëve, dhe lëshuar urdhra, duke përfshirë ato të një natyre disiplinore dhe për lirimin e të ndaluarve, si dhe thuhet se shpesh ka vizituar lokacione të shumta të treguara në pikat 1-10 për të mbikëqyr organizimin e njësive, për të mbajtur kontakte dhe siguruar furnizime, si dhe për të siguruar informacione tjera, përfshirë për (REDAKTUAR).

Sipas vendimit, materiali mbështetës tregon se të akuzuarit kanë ndarë qëllimin për të kryer krimet në pikat 1-10. Qëllimi i tyre thuhet se është i dukshëm nga deklaratat personale të dyshuarve, deklaratave publike të Shtatit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe/ose lidershipit të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, si dhe nga rregulloret, strukturat, udhëzimet dhe urdhrat e hartuar, lëshuar ose aprovuar nga të dyshuarit si dhe nga sjellja e tyre individuale.

Tutje, thuhet se pas ekzaminimit të materialit mbështetës, gjykatësi i procedurës paraprake ka gjetur se ka dyshim të bazuar që të dyshuarit si anëtarë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale kanë kryer krime nën pikat 1-10.

Vendimi thotë se lidhur me njohuritë e  Thaçit, materiali mbështetës tregon se ai ishte i pranishëm në një numër vendesh ku ishin kryer krimet e përfshira në aktakuzë, përfshirë ato në kohët e pretenduara në Aktakuzën e Rishikuar.

Tutje, thuhet se ishte dëshmitar i keqtrajtimit të viktimave nga ana e anëtarëve të UÇK-së dhe se njohuritë e tij kanë ardhur edhe nga burime tjera.

Sipas vendimit, thuhet se rrjedh se Thaçi e dinte ose kishte arsye të dinte që vartësit e tij ishin gati të kryenin krimet apo kanë kryer krime.

Në vendim thuhet se gjykatësi paraprak ka gjetur se ka dyshim të bazuar mirë se Thaçi është penalisht përgjegjës si epror, në kuptim të Nenit 16 (1) (c) të Ligjit, për krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës nën Pikat 1-10 siç konfirmohet në këtë vendim.

Tutje, në vendim përshkruhen pozitat që kishte mbajtur Veseli dhe kompetencat e tij në këtë role, dhe se materiali mbështetës tregon se si figurë e lartë e lidershipit kishte autoritet brenda UÇK-së e se kjo tregon se ai ka pasur aftësi materiale që të parandalojë kryerjen e krimeve  dhe të dënojë vartësit e tij në kohën e kryerjes së krimeve të tilla.

Edhe për të thuhet se  ishte dëshmitar i keqtrajtimit të viktimave nga ana e anëtarëve të UÇK-së, dhe se njohuritë e tij kanë ardhur edhe nga burgime tjera, e si për Thaçin përmendet takimi me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar.

Sipas vendimit, gjykatësi paraprak ka gjetur se ka dyshim të bazuar se edhe ai është penalisht përgjegjës si epror.

Edhe për Selimin përmenden pozitat e tij dhe thuhet se ka pasur aftësi materiale që të parandalojë kryerjen e krimeve  dhe të dënojë vartësit e tij në kohën e kryerjes së krimeve të tilla.

Vendimi thotë se sa i përket njohuri të Selimit, materiali mbështetës tregon se ka qenë prezent në një numër lokacionesh ku krimet e përfshira në aktakuzë janë kryer, duke përfshirë kohët e pretenduara në aktakuzën e rishikuar.

“Në fakt, z. Selimi ishte (REDAKTUAR) prezent në terren, përfshirë zonat në Dukagjin, Drenica, Pashtrik, Neredime, Shala and Llap”, thuhet në vendim.

Sipas vendimit, vetë Selimi  ka pranuar se ishte në dijeni që persona të tjerë përveç luftëtarëve u arrestuan nga anëtarët e UÇK-së, të paktën para 28 nëntorit 1998, pa ditur vendin e saktë të ndalimit.

Sipas vendimit, gjykatësi paraprak ka gjetur se ka dyshim të bazuar se edhe Selimi është penalisht përgjegjës si epror.

Njëjtë, sikurse për tre të tjerët, edhe për Krasniqin thuhet se në bazë të pozitave dhe kompetenca të tij tregohet se ka pasur aftësi materiale që të parandalojë kryerjen e krimeve  dhe të dënojë vartësit e tij në kohën e kryerjes së krimeve të tilla.

Për Krasniqin thuhet se materiali mbështetës tregon se ka qenë prezent në një numër lokacionesh ku krimet e përfshira në aktakuzë janë kryer, duke përfshirë kohët e pretenduara në aktakuzën e rishikuar.

“Për shembull, z. Krasniqi pranoi raporte nga komandantët e zonave për rezultatin e operacioneve ushtarake, përfshirë marrjen e të burgosurve,  ose si të merren me ta”, thuhet në vendim.

Tutje, thuhet se ai gjithashtu u njoftua personalisht për krimet e kryera, përfshirë rrëmbimet, vrasjet dhe zhdukjet.

Vendimi thotë se  gjykatësi paraprak ka gjetur se ka dyshim të bazuar se edhe Selimi është penalisht përgjegjës si epror.

Vendimin e plotë të gjykatësit paraprak mund ta gjeni KËTU.

Ndryshe, më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi me 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzës së ngritur, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

“Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’). Ky qëllim i përbashkët përfshinte krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave”, thuhet në aktakuzë.

Tutje, në aktakuzë përmenden edhe Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci.

“Ndër anëtarët e tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët ishin Azem SYLA, Lahi BRAHIMAJ, Fatmir LIMAJ, Sylejman SELIMI, Rrustem MUSTAFA, Shukri BUJA, Latif GASHI dhe Sabit GECI, si dhe disa udhëheqës të tjerë politikë dhe ushtarakë të UÇK-së dhe QPK-së, ndër të cilët edhe anëtarë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm; ministra dhe zëvendësministra të QPK-së; komandantë të zonave të UÇK-së, zëvendëskomandantë të zonave dhe anëtarë të tjerë të shtabeve të komandave të zonave; komandantë të brigadave dhe njësiteve; komandantë dhe anëtarë të shërbimeve policore dhe të zbulimit të UÇK-së dhe QPK-së; ushtarë të tjerë të UÇK-së dhe zyrtarë të tjerë të QPK-së; si dhe të tjerë që vepronin në emër të UÇK-së dhe QPK-së (së bashku me Hashim THAÇIN, Kadri VESELIN, Rexhep SELIMIN dhe Jakup KRASNIQIN, bashkërisht, ‘anëtarët e NKP-së’). Të gjithë këta individë, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kontribuan në arritjen e qëllimit të përbashkët. Si alternativë, disa ose të gjithë këta individë nuk ishin anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët, por u përdorën nga anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët për të kryer krime për realizimin e qëllimit të përbashkët (së bashku me anëtarët e NKP-së, bashkërisht ‘anëtarët dhe instrumentet e NKP-së’)”, thotë akti akuzues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat