Çeku: Rritja e Lëvizjes Vetëvendosje po i bënë bashkë partitë e vjetra, bëjnë pazare për hise në Qeveri

Aktuale

Çeku: Rritja e Lëvizjes Vetëvendosje po i bënë bashkë partitë e vjetra, bëjnë pazare për hise në Qeveri

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:24
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku vendimin e PDK-së për ta mbështetur ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike e konsideron i pazar të gardës së vjetër për ndarjen e hiseve në Qeveri.

Çeku thotë se kjo po bëhet nën petkun e kinse brengës për qytetarët.

Sipas tij, partitë e vjetra po i bënë bashkë rritja e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai thotë se humbja e tyre vetëm sa do thellohet nga shtyerja e zgjedhjeve.

“Keto janë pazare të gardës së vjetër politike për ndarjen e hiseve në qeveri, nën petkun e kinse brengës për qytetarët. Partitë e vjetra nuk i bënë bashkë problemet e qytetarëve, por rritja e Lëvizjes Vetëvendosje. Me gjasë ende nuk e kanë kuptuar që humbjen nuk mund ta shmangin duke i shtyrë zgjedhjet, por vetëm sa do ta thellojnë atë“, deklaroi Çeku.

PDK ka marrur vendim që të mbështesë ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Kjo pasi që u pranuan amandamentet e propozuara nga kjo parti.

Partia e Enver Hoxhajt do thërrasë seancë të jashtëzakonshme për ditën e premte që të votohet ky projektligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat