Haki Abazi jep alarmin: PDK po bëhet gati për mega hajninë e dimrit

Aktuale

Haki Abazi jep alarmin: PDK po bëhet gati për mega hajninë e dimrit

Nga: N.Sh Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:25
Haki Abazi

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi thotë se Partia Demokratike e Kosovës po bëhet gati për mega hajninë e dimrit.

Ai përmes një postimi në Facebook, pohon se, PDK-ja po e bën vetën degë të Podujevës, kurse LDK-ja degë e Drenasit.

Sipas tij, ende pa e gjetur se çfarë ndodhi me rastin e 2 milionë eurove nga Thesari, PDK-ja po bëhet gati për mega hajninë e dimrit.

Ai shkruan se, këto parti po sillen sikurse të mos vij pranvera, dhe mos të ekzistoj sovrani.

Ai ka folur edhe për votën e Ethem Arifit dhe Haxhi Shalës.

“Sikur nuk është e qartë edhe për një fëmijë 5 vjeç që Etem Arifi e Haxhi Topi kanë vepruar e votuar kundërligjshëm dhe qeveria e tanishme është jolegjitime dhe antikushtetuese rrjedhimisht edhe zaptuese e vullnetit qytetar”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Të frikësuar por me zanat të vjetër, PDK po e bën veten degë të Podujevës, vetshkatrrimi me rënie të lirë. Ende pa u gjetur se çfarë ndodhi me 2 Milion euro nga thesari po bëhen gati për megahajnine e dimrit. LDK e kapur, e ka humb kontrollin dhe po bëhet dega e PDK në Drenas vetëm me kalu dimrin. Sikur pranvera nuk do të vije kurrë, po sillen sikur nuk ekziston sovrani. Ende po mendojnë që Besiana është vetëm ëndërr!

Të bashkuar janë në zhvatjen e shtetit, mohimin e luftës, zvogëlimin e dënimeve të kriminelëve serb për ta mbajtur Listën Srpska në qeveri dhe të gjitha këto kinse në emër të rimëkëmbjes ekonomike.

Nuk rimëkëmbet ekonomia që nuk u bë kurrë dhe për 20 vite e zhvatën edhe sektorin publik edhe atë privat edhe pronën në privatizim. Kjo që po bëjnë është thellim i fukarallekut me dorën institucionale dhe pasurim i klienteles elitare politike dhe avokatëve të brendshëm dhe të jashtëm.

Sikur nuk është e qartë edhe për një fëmijë 5 vjeç që Etem Arifi e Haxhi Topi kanë vepruar e votuar kundërligjshëm dhe qeveria e tanishme është jolegjitime dhe antikushtetuese rrjedhimisht edhe zaptuese e vullnetit qytetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat