A ishte e ligjshme vota e deputetit Arifi? Flet ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

A ishte e ligjshme vota e deputetit Arifi? Flet ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:29

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Kadri Kryeziu deklaroi se vota e ish-deputetit Etem Arifi për krijimin e qeverisë Hoti është e ligjshme.

“Unë mendoj se meqë Etem Arifi ka qenë në parlament dhe ka marrë pjesë në votimin e ligjit, vota e tij është e ligjshme”, u shpreh ai.

“Unë nuk kam njohuri se çfarë vendimi do të shfaqë Gjykata Kushtetuese”, tha Kryeziu më tej.

Sipas tij nëse gjykata vendos që vota e Arifit ishte e pavlefshme ai tha se situata do të kthehet në pikën zëro.

“Duhet të kthehet në pikën zero, me këtë nënkupton që duhet të kthehet ish-kryeministri Albin Kurti, të kthehet si ushtrues i detyrës së kryeministrit. Seanca duhet të përfundojë sot, ndërsa vendimi duhet të jepet brenda javës”, tha ai.

Vota e kontestuar ish-deputetit Etem Arifi ka vendosur përballë Vetëvendosjen dhe qeverinë në Gjykatën Kushtetuese.

E gjithë kjo situatë është krijuar pasi ish-deputeti Etem Arifi, i cili tani ndodhet në burg, i cili ishte i dënuar me vendim të formës së prerë kur votoi për krijimin e qeverisë Hoti.

Ai ishte i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg pasi keqpërdori një donacion të Qeverisë në vlerë prej 26 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat