Pllana: Gjatë pandemisë ndryshuan çmimet e barnave

Aktuale

Pllana: Gjatë pandemisë ndryshuan çmimet e barnave

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 15:37
Pamje nga mbledhja e Komisionit

Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë po raporton Gëzime Pllana, drejtoreshë e Barnatores Qendrore në SHSKUK-së.

Pllana para anëtarëve të komisionit, tha se kanë filluar përgatitjet pas muajit shkurt për furnizim me material, dhe se aprovimet i marrin nga bordi i ShSKUK-së.

‘Kërkesa ka qenë shumë e madhe edhe sot vazhdon të jetë e lartë, njësitet e kërkesës kanë qenë e para e Infektives. Jemi detyruar krejt klinikat që kanë trajtuar Covid të jetë i mbuluar me veshje të personelit’, theksoi ajo.

Pllana ka treguar se kë kanë adresë komunikimi.

‘Adresë komunikimi e kam departamentin e Farmacisë në kuadër te Ministrisë së Shëndetësisë’, shtoi ajo.

Anëtarja e komisionit, Labinotë Demi e ka pyetur Pllanën se a ka pasur kontrata valide para përhapjes se pandemisë për doreza, maska dhe qese për kufoma.

‘Qese për kufoma nuk kanë qenë asnjëherë në listën esenciale. Sa i përket dorezave dhe maskave, ne kur ka filluar pandemia ka pasur kontrata të lidhura. Në momentin që ka pasur kontratë valide, ka pasur furnizim’, tha ajo.

Pllana theksoi se gjatë pandemisë kanë vërejtur ndryshim të çmimeve, dhe se këtë tha se arsye janë kërkesat e mëdha.

Ndërkohë që anëtari Bekim Haxhiu për një kontratë me Indinë, ka pasur reagime nga anëtarët e komisionit.

Deputetja Fatmire Mullhaxha-Kollçaku tha se tash e sa komisione, Haxhiu po bën pyetje të cilat janë të panevojshme.

‘Unë do të vazhdoj me pyet, dhe nuk do të mund të më ndalni’, tha Haxhiu.

Ndërsa, anëtari Shkumbin Demaliaj theksoi se anëtarët nga LVV po bën pyetje për organizim të brendshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat