Caktohet seanca e jashtëzakonshme, të premten votohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Aktuale

Caktohet seanca e jashtëzakonshme, të premten votohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 16:21
Kuvendi i Kosovës

Me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza, të premten në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Kërkesa për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme është nënshkruar nga deputetët e PDK’së, LDK’së dhe AAK’së.

Ndërkohë, në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, sot ka kaluar Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Projektligji ka kaluar me kushtet të cilat i ka vendosur Partia Demokratike e Kosovës.

“Pako për bizneset të jetë 200 milionë euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro; Heqja e TVSh-së për lëndën e parë dhe dhe rimbursimi i mjeteve për 10% nga Trusit për ata që kanë deri në 10 mijë euro”, janë kushtet e propozuara nga PDK-ja.

Ndryshe, më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat