Analisti nga Amerika e “gozhdon” PDK-në: Përmend mashtrimin e këtij subjekti

Aktuale

Analisti nga Amerika e “gozhdon” PDK-në: Përmend mashtrimin e këtij subjekti

Nga: N. H Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 16:50
PDK

Njohësi i çështjeve politike, që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bleron Baraliu, ka kërkuar që të rrëzohet qeveria aktuale.

Pasi PDK-ja ka vendosur për të votuar Ligjin për Rimëkëmbjen, kjo gjë për analistin është veçse një farsë e kësaj partie, pasi këtë po e bëjnë 9 muaj më vonesë.

Ai madje mendon se ish-partia e Kadri Veselit është duke u talluar me qytetarët, dhe me këtë iniciativë ai konsideron se këta të fundit, po mashtrojnë vetëm vetën e tyre dhe askënd tjetër.

Ja shkrimi i tij:

Image
Bleron Baraliu

9 muaj më vonesë PDK deklaron gatishmëri me aprovu ligjin për inxhekcion ekonomik - dhe qenka ba nami, tash thurin egoakolada e krenari përkushtimesh ‘për shtet’!

Lëreni mos u tallni, tregoni se vërtetë ‘mërziteni për shtet’, dhe ngituni e rrezojeni ketë qeveri pa kry para se me zbrit Krishti, dhe ua ktheni popullit pushtetin që i takon.

Përndryshe, askënd pos vetes nuk po mashtroni - të jeni të bindur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat