Sot është mbajtur seanca dëgjimore e Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e zgjedhjes së qeverisë Hoti.
Pjesë e seancës dëgjimore ishte edhe deputeti i VV-së, Artan Abrashi.
Ata edhe pse paraqitën argumentet e tyre, thotë se presim trajtim të paanshëm dhe objektiv të rastit.
Postimi në Facebook:
Në seancën dëgjimore online të Gjykatës Kushtetuese rreth kushtetutshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi, i dënuar për veprën penale me 1 vit e 3 muaj, i cili votoi për formimin e Qeverisë Hoti, më 3 qershor, sot u paraqitën argumentet tona përmes përfaqësuesit ligjor, Blerim Sallahu. Presim trajtim të paanshëm dhe objektiv të rastit. Shpresojmë që vendimi të jetë në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, i pandikuar nga politikat ditore.