Zbuloni se a e kishte votuar Qeverinë e Kurtit deputeti i dënuar Etem Arifi

Aktuale

Zbuloni se a e kishte votuar Qeverinë e Kurtit deputeti i dënuar Etem Arifi

Nga: A.M. Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:07
Albin Kurti

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, ka bërë një sqarim të rëndësishëm për opinionin lidhur me votimin e Qeverisë së kaluar të udhëhequr nga ish kryeministri Albin Kurti.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se Etem Arifi nuk ka marrë pjesë në votimin e Qeverisë Kurti.

Postimi i plotë:

Sa për sqarim, Etem Arifi nuk ka marrë pjesë në votim kur është votu Qeveria Kurti.

Pretendimi për të tërhequr paralele me votimin e qeverisë ilegale nuk qëndron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat