Krijohet grupi i ri parlamentar NISMA, AKR, 6 plus, me 10 deputetë

Aktuale

Krijohet grupi i ri parlamentar NISMA, AKR, 6 plus, me 10 deputetë

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:22
Endrit Shala

Teksa para pesë muajve është menduar që grupi parlamentar Nisma Socialdemokrate po shuhej pas kalimit të deputetit, Haxhi Shala në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovë, tash po ndodh krejt e kundërta pasi prej tre deputetëve sa ishin tash janë bërë 10.

E krejt kjo po ndodhë në ditën e ditëlindjes së 39 të shefit të grupit parlamentar, Endrit Shala.

Shala në Info Magazine tha se krejt kjo është rastësi teksa tregoi se kush janë deputet që iu bashkuan këtij grupi parlamentar.

“Ka qellu koincidencë që i njëjti dakordim ndërmjet deputetëve të zgjedhur të Parlamentit të Republikës së Kosovës që kanë vendosur t’i bashkohen grupit parlamentar NISMA-AKR që të qëlloj me datën e ditëlindjes time”.

“Ne kemi biseduar qe një kohë të gjatë me deputetët dhe nga tash të katër deputetët: Fikrim Damka, Duda Balje, Albert Kinolli dhe Fidan Liti do të jenë pjesë e grupit parlamentar NISMA – AKR që prej nesër si grup parlamentar do të quhet NISMA- AKR – 6 plus”, deklaroi Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat