Çelësi që mundësoi vjedhjen e 2.1 milionë eurove

Aktuale

Çelësi që mundësoi vjedhjen e 2.1 milionë eurove

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 18:40
Ilustrim

Versione të ndryshme qarkulluan për mënyrën se si u vodh arka e shtetit.

Në fakt, ishte një mundësi e pashfrytëzuar, që në Thesarin e Kosovës i thonë çelës i hapur, që i dha shansin Labinot Grudës të finalizonte vjedhjen e tij.

Kjo kishte të bënte me një llogari aktive të një zyrtari certifikues, Fadil Fazliu, i cili  ishte transferuar në Mitrovicë, më 14 janar 2020, në njësinë e patentë shoferëve. Pavarësisht se nuk punonte më në selinë e ministrisë, ‘useri’ i tij prej certifikuesit të buxhetit, u ripërtëri, gjë që nuk guxon të ndodhë.

Veprimi në fjalë u krye 3 javë pas këtij transferi, më 5 shkurt dhe u bë me nënshkrim të sekretarit të atëhershëm, Betim Reqica.

E pikërisht ky detaj, sipas drejtorit të Thesarit, Ahmet Ismaili  është dëshmi se vjedhja u planifikua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat