Datëlindja e Presidentit historik Rugova, Hoti: Ishte simbol i pavarësisë së Republikës së Kosovës

Aktuale

Datëlindja e Presidentit historik Rugova, Hoti: Ishte simbol i pavarësisë së Republikës së Kosovës

Nga: A.SH Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 20:14
Avdullah Hoti

Sot ka datlindjen Presidenti historik dr.Ibrahim Rugova dhe do të mbushte 76 vjet.

Kryenimistri Avdullah Hoti përmes një shkrimi në Facebook, ka vlerësuar lartë figurën e tij duke thënë se ai ishte intelektual i shkëlqyeshëm i vlerave të modernitetit perëndimor.

“Jemi të bekuar që kemi pasur një prijës të tillë, i cili, duke i prirë vendit në vitet e një epoke, u shndërrua vetë në simbol të saj - simbol të pavarësisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Postimi në Facebook:

Sot shënojmë datëlindjen e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, prijësit të vendit tonë në udhën e shenjtë për liri, pavarësi dhe demokraci!

Ibrahim Rugova, intelektual i shkëlqyeshëm i vlerave të modernitetit perëndimor, njohës dhe afirmues i mrekullueshëm i trashëgimisë sonë letrare, kulturore e shpirtërore, vizionin e tij estetik për refuzimin e së keqes dhe shëmtisë e barti edhe në rrafshin politik, për t'i dhënë Kosovës dhe botës një model unik të udhëheqësit të urtë dhe konsistent, të prijësit fisnik dhe të moderuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat