Mustafa: Biden më ka thënë votojeni demarkacionin, Bulliqi fajtori kryesor që nuk janë liberalizuar vizat

Aktuale

Mustafa: Biden më ka thënë votojeni demarkacionin, Bulliqi fajtori kryesor që nuk janë liberalizuar vizat

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 21:09
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka fajësuar kryetarin e zgjedhur të Podujevës, Shpejtim Bulliqin, se shkaku i tij Kosova ka mbetur pa liberalizim të vizave.

“Ai ka punuar kundër nesh, sa i përket marrëveshjes për demarkacionit me Malin e Zi dhe liberalizimin  vizave. Atëherë e kishim të sigurt por mbeti demarkacioni që kundërshtohej nga Shpejtim Bulliqi dhe u pa se ai faktim nuk arriti askund”.

“Po të vonin deputetët tanë – po t’i kisha votat e pesë-gjashtë deputetëve do e kalonim demarkacionin dhe do të liberalizoheshin vizat”, është shprehur Mustafa.

“Sa i përket Shpejtim Builliqit, ai është prej fajtorëve kryesorë që nuk është arrit liberalizimi. Po të lëvizte kufiri mbi bazën e faktimeve të Bulliqit, do të kërkoja falje”.

Mustafa në Rubikon ka thënë se Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, si zëvendëspresident gjatë vizitës në Kosovë kishte thënë se vendit do t’i liberalizoheshin vizat nëse do të votonte pro kalimit të demarkacionin me Malin e Zi.

“ Kemi pasë përfaqësuesit ndërkombëtarë, edhe Biden që kërkoi që ta votojmë demarkacionin. Biden më ka thënë: “Më vjen keq, unë jam Zëvendëspresident i SHBA-së dhe flas që atë flet Presidenti Barack Obama. Obama kërkon që demarkacioni të votohet sepse jemi të bindur se kufiri është aty dhe nëse kjo bëhet do t’i arrini kushtet e BE për vizat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat