​Mustafa: Jemi të gatshëm për zgjedhje pavarësisht rezultatit të sondazheve

Aktuale

​Mustafa: Jemi të gatshëm për zgjedhje pavarësisht rezultatit të sondazheve

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 21:17
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka shprehur gatishmërinë e partisë së tij që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme pavarësisht sondazheve të cilat tregojnë se fitues i këtyre zgjedhjeve do të ishte Lëvizja Vetëvendosje.

Në Rubikon i pari i partisë që ndodhet në pushtet ka folur edhe rreth largimit të Vjosa Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai ka thënë se askush s’mund të gëzojë mbështetjen e LDK-së pasi që kanë mbështetur fitoren e subjekteve të tjera politike, duke aluduar në këtë mënyrë në Vjosa Osmanin dhe Haxhi Avdylin, të cilët sipas tij iu gëzuan fitores së Vetëvendosjes në Podujevë përballë kandidatit të LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat