Geci publikon një foto të VV-së me njerëz të ‘SHIK-ut dhe PDK-së’, Albin Kurti shihet me ta, ja pamjet

Aktuale

Geci publikon një foto të VV-së me njerëz të ‘SHIK-ut dhe PDK-së’, Albin Kurti shihet me ta, ja pamjet

Nga: N.Sh Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 21:42
Albin Kurti

Ish-truproja i Presidentit Ibrahim Rugova, Esat Geci ka publikuar një fotografi të Lëvizjes Vetëvendosje, ku shihet Albin Kurti me bashkëpunëtorët e tij.

Mirëpo, sipas Gecit në këtë fotografi janë shumica njerëz që kanë qenë më herët në PDK, pra ish-shokët e Hashim Thaçit.

Geci pyet se si këta njerëz janë shpëtimi i Kosovës?

Ai thotë se mbi 80% e udhëheqësve dhe degëve të LVV-së janë anëtarë dhe njerëz të PDK-së.

Lexojeni postimin e Esat Gecit:

Është për të  ardhur keq  se si munden të thonë këtyre njerëzve  janë VV, këta janë shokë te ngushtë të Hashes

Si munden me qenë njerëzit e Hashes shpëtimi i Kosovës

Por këta kanë qenë dhe janë njerëz ma të afër te Hashes dhe tash te Binit.

Miq te mi 80  % VV dhe udhëheqësve dhe degëve te saj janë anëtarë dhe njerëz te PDK-së.

Rexhep Selimi shok i ngushtë i Hashes dhe tash i Binit

Glauk Konjufc ish punëtor i Shik-ut dhe Hashes dhe tash i Binit

Liburn Aliu ish anëtarë i Pdk dhe i Hashes kurse sot i Binit.

Smajl Kurteshi ish Jaran i Hashes dhe tash i Binit

Hydajet Hyseni ish deputet  i Hashes dhe tash i Binit

Valon Ramadani ish PDK-punëtor i Hashes tash I Binit

Albulena Haxhiu ish  punëtore e Faton Dalldaku

Avni Zogiani ish PDK dhe punëtor i Hashes dhe tash i Binit.

Sali Zyba ish PDK dhe njeri i Hashes dhe tash i Binit.

Sami Kurteshi ish PDK dhe i Hashimit tash i Binit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat