Hamiti: Gjykata Speciale erdhi pasi dështoi drejtësia e EULEX-it dhe UNMIK-ut

Aktuale

Hamiti: Gjykata Speciale erdhi pasi dështoi drejtësia e EULEX-it dhe UNMIK-ut

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 21:57
Muhamet Hamiti

Zyrtari i LDK-së Muhamet Hamiti në “Debat Plus” ka thënë se Gjykata Speciale është si pasojë se drejtësia e UNMIK-ut dhe EULEX-it nuk kanë bërë detyrën e vet.

“Gjykata Speciale është aty pasi drejtësia edhe në kohën e UNMIK-ut, EULEX-it dhe kur vendorët kanë qeverisë ka dështuar. Edhe Raporti i Dick Marty-t ka dalë prej shumë vitesh, e tash Kuvendit të Shqipërisë i bie në mend të bëjë projektrezolutë”, tha ai.

Ai thotë se Gjykata do të punojë ta gjej të vërtetën.

“Këto janë vetëm aktakuza, por e vërteta për vrasjet do të dalë në shesh…Nuk shoh diçka të keqe nëse familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi”.

Hamiti thotë se prokurori Lumezi në vitin 2013 kishte deklaruar se jemi afër zbardhjes së vrasjes së Xhemajl Mustafës por që sipas tij shtatë vite pas i njëjti deklaroi se janë në fazat e para të procesit.

“Ne si politikë nuk mund të ndërhyjmë në gjyqësorë e t’iu themi kryeni këtë punë apo atë punë”, tha ndër të tjera Muhamet Hamiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat