AAK-ja i kundërpërgjigjet PDK-së për postin e presidentit

Aktuale

AAK-ja i kundërpërgjigjet PDK-së për postin e presidentit

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 11:25
AAK

Ngërçi politik si duket nuk do të zgjidhet edhe një kohë, pasi PDK dje publikisht deklaroi se nuk ka vota për kandidatët të cilët vijnë nga paritë në pushtet.

Ndaj kësaj deklarate nuk reagoi as LDK e AAK.

Sot media ka kontaktuar deputetët e AAK-së për të pyetur se çfarë do të ndodh me kandidaturën e Haradinajt, se a do të tërhiqet apo jo.

Time Kadrijaja është përgjigjur shkurt se nuk kanë arsye për t’u tërhequr e më pas ka mbyllur telefonin.

Ndërsa deputeti, Rasim Selmanaj ka folur rreth kësaj teme duke thënë se vazhdojnë të mbetën në të njëjtë në qëndrime dhe se nuk tërhiqet AAK nga kërkesa që Haradinaj të jetë president i Kosovës.

“Ne kemi kandidatin tonë për president dhe vazhdojmë të mbetet i njëjti nuk kemi arsyje të tërhiqemi, ne po presim me reflektua partitë e tjera në kuvend e të përkrahet propozimi jonë”.

I pyetur se në rast që nuk gjënë përkrahkej si do të veprojnë?  - Selamanj u shpreh për Syrin se atëherë do të shkojmë në zgjedhje.

“Nëse nuk përkrahet atëherë vendi shkon në zgjedhje, duhet ta dimë se Aleanca nuk po e çon vendin në zgjedhje por paritë e tjera që nuk po e përkrahin propozimin tonë, mirëpo nuk do të thotë që VV të mos qëndroj në seancë, nuk varet ekskluzivisht prej neve – tha Selmanaj.

Për postin e presidentit deri më tani janë tre kandidatë, është Ferid Agani nga Partia e Drejtësisë dhe kandidati apolitik ish-gjykatës, Nehat Idrizi.  Këtë të fundit Syri.net ka raportuar se është edhe emri më i pëlqyer nga ndërkombëtaret. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat