Tensionohet situata: Protesutesit nga Krusha kërcënojnë kryetarin e Gjykatës së Apelit se do ia vënë flakën kësaj gjykate

Aktuale

Tensionohet situata: Protesutesit nga Krusha kërcënojnë kryetarin e Gjykatës së Apelit se do ia vënë flakën kësaj gjykate

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 12:44
Hasan Shala

Banorët e Krushës së Madhe dhe të Vogël kanë protestuar para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, për të shprehur revoltën e tyre për uljen e dënimit ndaj të dënuarit për krime lufte, Darko Tasiq. 

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka dalë jashtë duke u munduar ta qetësoj situatën i ka lutur protestuesit që të hyjnë brenda dhe të bisedojnë në lidhje me këtë çështje. 

Por, protestuesit e refuzuan kërkesën e tij dhe kërkuan që të bisedojnë jashtë. “Jo brenda. Me popull bisedo jashtë. A e ke ftohët a?” u përgjigjen Shalës. 

I menjëhershëm ka qenë Shala i cili ka thënë se nëse dojnë në këtë mënyrë të bisedojnë me të, ai do të hyjë brenda. 

“Jo unë s’e kam ftohtë hiç, për atë dola jashtë. Nëse doni në këtë mënyrë të bisedoni me mua, atëherë unë vetëm ju përshëndes.. Qetash brenda një ore ka me u publiku aktgjykimi…. Asnjë gjë s’ka me qenë jotransparente”, tha kryetari i Apelit.

Ndërsa një protestues tha se në protestën e radhës do ta djegin gjykatën, pasi nuk e njohin.

“Ishalla shihemi në protestat e radhës e ta kallim krejt këtë gjykatë. Kjo gjykatë nuk vlen për Krushën e Vogël. Gjaku i të vrarëve i mbuloftë këta”, tha protestuesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat