Haxhi Avdyli i kundëpërgjigjet Isa Mustafës dhe Gani Kocit

Aktuale

Haxhi Avdyli i kundëpërgjigjet Isa Mustafës dhe Gani Kocit

Nga: D.RR Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 14:27
Haxhi Avdyli, Isa Mustafa dhe Gani Koci, foto ilustrim nga "Bota sot"

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është kundërpërgjigjur kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës dhe zyrtarit të PDK-së, Gani Kocit.

Mustafa tha se t’u përgjigjesh deklaratave të Haxhi Avdylit është si të biesh në gropë septike, teksa zyrtari i PDK-së, Gani Koci ka thënë se “këto gropa septike duhet mbyllur me beton”.

Haxhi Avdyli thotë se të dytë janë e njëjta shkollë, ku shton se njëri marksist leninsit e tjetri komunist titist.

Sipas tij, këta të dy, Mustafa e Koci gjithmonë ishin bashkë, por tani vetvetiu po shpërfaqen çdo ditë.

Ai thotë se Kosovën s’do ua lejojmë ta shndërroni në gropë septike.

Fjalor i njëjtë nga e njëjta shkollë. Njëri Marksist Leninist e tjetri Komunist Titist. Prandaj këta 2 gjithmonë ishin bashkë, por tani vetëvetiu po shperfaqen çdo ditë. Jo vetëm në fjalor por edhe në veprime. Gropa septike po i bashkon. Ama Kosovën sdo ua lejojmë ta shëndrroni në gropë septike. Kurrë. Harrone”, ka shkruar Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat