Abazi i kundërpërgjigjet Mustafës: E ka të rëndë të shkojë në Prapashticë, pasi Bulliqi ia kërkon lejen e ndërtimit

Aktuale

Abazi i kundërpërgjigjet Mustafës: E ka të rëndë të shkojë në Prapashticë, pasi Bulliqi ia kërkon lejen e ndërtimit

Nga: G.B Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 15:31
Haki Abazi

Ish zëvendëskryeministri Haki Abazi ka reaguar pas deklaratës së liderit të LDK-së, Isa Mustafa.

“Të merrem me deklaratat e Haxhi Avdylit dhe Haki Abazit është njëjtë si me rrëshqitë në gropë septike”, deklaroi Mustafa.

E tani, Abazi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ia paska zënë rrugën Mustaës, por që e kupton që e ka të rëndë të shkojë në Prapashticë, pasi prof. Bulliqi ka mundësi që ja kërkon lejen e ndërtimit, përcjell Bota sot.

“Ka fillu me lujt të çmendurin për me ikë nga përgjegjësia e humbjeve në të gjitha zgjedhjet”, ka shkruar Abazi.

Postimi i tij i plotë:

Se ç’ja paskam zënë rrugën Isës, e kuptoj e ka të rëndë me shku në Prapashticë se prof. Bulliqi ka mundësi që ja kërkon lejen e ndërtimit.

Ka fillu me lujt të çmendurin për me ikë nga përgjegjësia e humbjeve në të gjitha zgjedhjet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat