Jeta Xharra tronditet nga ajo që kuptoi mbrëmë në debat

Aktuale

Jeta Xharra tronditet nga ajo që kuptoi mbrëmë në debat

Nga: A.Zh Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 16:36
Jeta Xharra

Gazetarja Jeta Xharra, është shprehur e shqetësuar, pasi ka kuptuar faktin se gjysma e shkollave në Kosovë, nuk kanë dalje emergjente në rast të tërmeteve ose vërshimeve.

Ajo ka thënë se në rast të emergjencave, objektet e zjarrfikësve kanë gjasa të fundosen të parat, përcjell Bota sot.

Xharra ka thënë se një vit pas tërmetit në Shqipëri, në Kosovë nuk është lëvizur asnjë guri që të bëhet Kosova më e sigurt në këtë drejtim.

Reagimi i saj i plotë në Facebook:

Në gjitha debatet komunale që i kemi mbajt i kemi pyet komunat se sa janë ndërtesat publike në qytetet tona të përgatitura për emergjenca dhe duke pyet kemi kuptu që gjysma e shkollave në Kosovë s'kanë dalje emergjente. Mbramë këtë debat e ngritëm në nivel qendror duke e ftuar nivelin qendror të thirrur për me menaxhu emergjenca. Ajo çka na u tha, më tronditi ma shumë se zakonisht. Në rast të emergjencave (tërmeteve, vërshimeve etj) janë pikërisht objektet e zjarrfikësve që ka gjasa me ra të parët, e me u fundos të parët (kjo veç ka ndodh me një komunë). Pra ata që ne presim me reagu të parët janë më të patrajnuarit e ma të painvestuarit. Një vit pas tërmetit në Shqipëri ku sa e sa zyrtarë tanë dolën në foto e TV duke u mobilizu për ndihmë e tu vajtu, në Kosovë nuk është lëviz asnjë guri me e bo Kosovën ma të sigurt në këtë drejtim - madje as një kod ndërtimi s'e kemi aprovu që me i obligu ndërtesat që marohen prej tash e tutje me qenë me standarde! Mësimet nga tërmeti i Shqipërisë mbesin krejtësisht teorike. Faleminderit Hajriz Sejdiu, Ejup Maqedonci, Faton Hoxha e Florim Graiçevci që gjatë debatit na e treguat të vërtetën e nuk na e lyt me kos tu na e zbut këtë të vërtetë të hidhur në emër të 'mos të bojmë panik'! Na s'po dojmë me bo panik PASI që të ndodh diçka e keqe por PARA!

PS. Ndoshta kush bohet president në Kosovë është ma pak me rëndësi se sa fakti që i kemi gjysmën e shkollave pa dalje emergjente, çka po thuni kolegë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat