​Hyseni e Selimi diskutojnë për procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit

Aktuale

​Hyseni e Selimi diskutojnë për procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 17:02
Foto gjatë takimit

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, ka pritur në takim Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, ku kanë diskutuar për veprimet drejt finalizimit të draftit të Strategjisë që del nga procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Në komunikatën për media thuhet se Në fillim të takimit, Kryesuesi Hyseni pasi vlerësoi punën që është duke u bërë gjatë procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, tha se kontributi i Ministrisë së Drejtësisë dhe angazhimi i ministrit Selimi në këtë drejtim është i madh.

Ndërsa, Ministri Selimi vlerësoi angazhimin dhe punën e Këshillit Prokurorial të Kosovës në procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e KPK-së dhe ata të MD-së kanë adresuar komentet dhe kanë punuar në finalizimin e rekomandimeve që përfshihen në Strategji.

Në këtë takim është diskutuar edhe për bazën ligjore të sistemit prokurorial, ndërsa janë paraqitur ide për ndryshime legjislative të këtij sistemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat