Musliu, deputetëve të VV-së: Ju që qeverisët me Prishtinën, mjafton ta shihni lagjen e Spitalit – krijuat xhungël

Aktuale

Musliu, deputetëve të VV-së: Ju që qeverisët me Prishtinën, mjafton ta shihni lagjen e Spitalit – krijuat xhungël

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 17:42
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka hedhur kritika të ashpra drejt deputetëvë të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me çështjen e të drejtave të personave me nevoja të veçanta.

Musliu tha para deputetëve që në mënyrë të tillë Vetëvendosje, po shfrytëzon tragjedinë e të tjerëve, për të fituar vota.

Por, ajo iu drejtua të pranishëmve në seancë se ata që qeverisën me Prishtinën, krijuan xhungël në njërën prej zonave më të ndjeshme të saj.

”Mjafton të shkoni me lagjen e Spitalit ju që keni qeverisur me Prishtinën dhe të shihni xhunglën që e keni krijuar atje”.

”Hajdeni mblidhemi bashkë ta kërkojmë përgjegjësinë këtu. Ne duhet të votojmë ligje, ne duhet të shiqojmë zbatueshmërinë e atyre ligjeve. Lërni hajgaret dhe mos e shfrytëzoni tragjedinë e dikujt vetëm për një grusht votash”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat