​Përfundon seanca, s’ka kuorum për rezolutën mbi personat me nevoja të veçanta

Aktuale

​Përfundon seanca, s’ka kuorum për rezolutën mbi personat me nevoja të veçanta

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 18:15
Foto Ilustrim

Ka përfunduar debati parlamentar i deputetëve të Kuvendit të Kosovës për personat me nevoja të veçanta.

Ani pse gjatë tërë ditës kanë diskutuar, të zgjedhurit e popullit nuk kanë mundur të votojnë në fund rezolutën e iniciuesit të debatit, deputetit Fetah Rudi. Pasi, vetëm tridhjetë deputetë kanë qenë në sallë, kjo ka pamundësuar të hidhet në votim në seancën e sotme.

Kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci bëri të ditur se e njëjta do të hidhet në votim nesër, pas seancës së jashtëzakonshme për votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Nagavci: Në mungesë të kuorumit për votim nesër do të hidhet në votim rezoluta

“Në mungesë të kuorumit për votim nesër pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshëm menjëherë do të hidhet për votim edhe kjo projekt-rezolutë”, tha ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat