Situata politike në Kosovë, analisti: Nuk kanë mundësi për shumë kohë t’i frenojnë proceset dhe vullnetin e shumicës

Aktuale

Situata politike në Kosovë, analisti: Nuk kanë mundësi për shumë kohë t’i frenojnë proceset dhe vullnetin e shumicës

Nga: A.SH Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Analisti Skënder Mulliqi ka analizuar situatën politke në vend duke u shprehur se, politikanët tanë nuk kanë mundësi me qenë liderë të mirë, dhe as bartës të alternativave të reja politike. Ai kritikon ata duke thënë se, shkatërruan dialogun e mbrendshëm politik, pa të cilin asnjë shoqëri nuk ka mundësi të ekziston, shkruan “Bota sot”.

“Sjellja e pushtetit, apstenimi i tyre karshi interesave jetike të qytetarëve, për çudi i mbajti në pushtet për 21 vite. Autokratët iu dhanë goditje të rënda njerëzve të këtij nënqielli. Këta nuk kanë mundësi me qenë liderë të mirë, dhe as bartës të alternativave të reja politike. Për dy decenie e dërguan shtetin në humbje pas humbjësh. E shkatërruan dialogun e mbrendshëm politik, pa të cilin asnjë shoqëri nuk ka mundësi të ekziston. Kurrë nuk kërkuan koncensus politik edhe kur bëhët fjalë për temat e interesit shtetëror e kombëtar. Kasta politike nuk ishin vizionare e proceve madje ato i kthyen mbrapa. Sigurisht se kjo tingëllon paradoksale për këtë fillim shekull”.

Më tej thotë se, grupacionet politiko -biznesore bënë pakt, kundër shumicës dhe janë duke shkatërruar çdo vlerë materiale dhe njerëzore në Kosovë.

“Qytetarët me të drejtë u deprimuan. Këta njerëz veq propagandave që i bën nuk i sollën të mira vendit. Grupacionet politiko -biznezore bënë pakt, kundër shumicës. Janë duke shkatërruar çdo vlerë materiale dhe njerëzore në Kosovë. Kohën e fundit kemi ngritje të vetëdijës qytetare. Kjo u shfaqë në zgjedhjet e fundit nacionale, si edhe në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme lokale, në Mitrovicë dhe në Podujevë, ku LDK humbi bastionin e saj politike nga LV pas 20 vitësh. Garda e vjetër politike, duke pa rrezikun nga forcat e reja përparimtare, shpejtë po mobilizohen me propagandën e tyre, për t’i stopuar ndryshimet e nevojshme në Kosovë”.

Në fund komenton edhe gjuhën e cila po përdoret nga politikanët tanë duke thënë se, nuk përkon aspak më gjuhën e një lideri.

“Nuk kanë mundësi për shumë kohë t’i frenojnë proceset dhe vullnetin e shumicës. Po rriten paknaqësit me jetën e keqe të cilën po e bëjnë shumica. Proceset demokratike e ka treguar historia se janë procese të pandalshme. Për mos efikasitetin në shtetndërtim dhe mirëqenie ekziston zgjidhja - largimi nga pushteti. Madje, të gjithë keqbërësit duhet të përgjigjën dhe para organeve të drejtësisë. Avullimi i milionave të Thesarit dhe hajnit tjera që janë bërë nuk kalohen lehtë. Ka ardhur koha e dhënies së përgjegjësisë dhe llogaridhënies para popullit ..! Edhe gjuha që po përdorin në opinion, veqmas kjo e fundit e Mustafës, ndaj Vjosa Osmanit dhe Haxhi Avdylit, nuk përkon aspak më gjuhën e një lideri. Ndërmjet rreshtave si thuhet një deklarim i tillë, është shprehje e nervozës dhe drosë të humbjes së pushtetit. Prandaj, edhe ngutia për zgjerim koaliocini me PDK-në, e ka këtë përmbajtje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat