Haradinaj tregon se kush ta zëvendësojë në AAK nëse bëhet president

Aktuale

Haradinaj tregon se kush ta zëvendësojë në AAK nëse bëhet president

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 21:24
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, në emisionin Pressing të T7, ka folur për pasuesin e tij në parti nëse eventualisht Haradinaj bëhet vet president.

Haradinaj tha se nënkryetar i par i AAK’së është Ardian Gjini dhe ky mund të jetë pasuesi i tij në parti.

“Ardian Gjini është nënkryetar i parë. Mund të zgjidhet prapë ai në zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, ai tha se nëse bëhet president, nuk do të kthehet në AAK pasi t’i përfundojë mandati.

“Nuk do të kthehem në AAK kur ta kryej mandatin si president”, shtoi Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat