Selmanaj: Osmani duhet të sillet si kryetare e Kuvendit, president nuk të bën mungesa e presidentit

Aktuale

Selmanaj: Osmani duhet të sillet si kryetare e Kuvendit, president nuk të bën mungesa e presidentit

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 21:59
Driton Selmanaj dhe Vjosa Osmani

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj tha se Vjosa Osmani duhet të sillet si kryetare e Kuvendit të Kosovës, por në funksion edhe si ushtruese detyre e Presidentit.

Sipas tij, president nuk të bën mungesa e presidentit, por vota e deputetëve.

“Nuk të bën president mungesa e presidentit, por president të bën vota e deputetëve, Osmani duhet të sillet si kryetare e Kuvendit, por në funksion edhe si u.d e presidentit.

Kushdo që provon që t’i merr atributet e diçkaje apo të një funksioni që nuk të takojnë nuk është mirë për institucionin në Kosovë”, tha Selmanaj në Rubikon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat