Pse ushtarët e FARK-ut duhet të luftojnë me emblemën e UÇK-së? Kështu ishte përgjigjur Ahmet Krasniqi

Aktuale

Pse ushtarët e FARK-ut duhet të luftojnë me emblemën e UÇK-së? Kështu ishte përgjigjur Ahmet Krasniqi

Nga: P.R Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 22:23
Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj

Ish bashkëpunëtori dhe bashkëluftëtari i ngushtë i kolonel, Tahir Zemajt, Major Nazif Ramabaja, përmes një serie të shkrimeve, ka zbuluar detaje të padëgjuara nga lufta, dhe përplasjet që kishin ndodhur gjatë saj, sidomos ato me Ramush Haradinajn dhe ushtarët e tij.

E këto shkrime të Ramabajës, kanë nxitur reagimin e profesorit, Nazmi Musa.

Musa, përmes një reagimi ka treguar detajet ë një bisede që kishte pasur me kolonel, Ahmet Krasniqin.

“Një të këtillë varianti se çfarë incidenti ka qenë në mes Tahir Zemes dhe Ramushit e kam dëgjuar shpeshherë nga Ushtarët e FARK-ut. E vërtetë e hidhur! Në një rast, në bisedë me Kolonel Ahmet krasiqin, kur e pyeta për emblemen pse ushtaret e Farkut dhuet të bajmë këtë emblemë, më tha: Degjo prof: "Ky unifikim është bërë me qëllim të bashkimit të forcave ushtarake për lirinë e Kosovës. Arsye e dytë është se oficeret tanë të karrieres kur po hyjnë në Kosovë, ushtarët që janë atje në grupe , të udhëhequr nga komandantet e pa shkolluar e pa përvojë ushtarake, menjëherë po ju bashangjitën ushtarakëve tanë profesional e me përvojë ushtarake. Komandantët e tyre po mbesin pa ushtarë. Prandaj, në Kosovë do të hyjmë me emblemën e UÇK edhe për të mos ndodhë gjakderdhja në mes nesh" ishte përgjigjja”, tregon Musa, shkruan “Bota sot”.

Image
Nazmi Musa

“Me Sali Çekajn kam ndejtue shumë në Shqipëri e Gjermani ku kam qenë edhe anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së për Gjermani dhe kryetar i nëndegës në Berlin. Me ftesën e Kolonel Amet Krasniqite kam lënë Gjermaninë dhe me 2 korrik 1998 jam kthyer në Shqipëri , në Shtabin e Forcave të Armatosura të R.Kosovës (FARK)”, përfundon reagimin e tij, profesor, Nazmi Musa.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat