Selmanaj me akuza të rënda ndaj Vetëvendosjes

Aktuale

Selmanaj me akuza të rënda ndaj Vetëvendosjes

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 22:40
Driton Selmanaj

Driton Selmanaj nga LDK vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje përdor standarde të dyfishta sa i përket individëve të ndryshëm të cilët janë pjesë e politikës.

Sipas tij një person është i mirë për Vetëvendosjen vetëm kur është pjesë e tyre.

“Cilido nga njerëzit e LDK-së si të del diku tjetër bëhet i ndryshëm. Nuk bëhet ndryshimi me njerëz të njëjtë. LVV është shndërruar në një organizatë për lustrimin edhe të kriminelëve. Nëse je në LVV je kriminel i mirë!”, është shprehur Selmanaj.

Në Rubikon, Selmanaj ka marrë shembull aderimin e disa javëve më parë në Vetëvendosje të ish Kryetarit të Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna.

“Një person që thirret që ka qenë kryetar i gjyqit ushtarak përfundoi në LVV. Ka dënuar njerëz me vdekje. Nëse Sokol Dobruna është diku tjetër thonë se ka dënuar shqiptarë me vdekje, kur shkon në LVV, thonë se ky e ka mbrojtur UÇK-në”.

“Derisa ka dënuar njerëz të UÇK-së me vdekje ku gjendet pozitiviteti?. Njerëzit me të kaluar delikuente janë në LVV”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat