Gjykata thotë se Qalaj është larguar nga puna kundërligjshëm

Aktuale

Gjykata thotë se Qalaj është larguar nga puna kundërligjshëm

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 22:48
Qalaj

Gjykata Themelore në Prishtinë vendos që Qalaj u largua nga pozita e drejtorit kundërligjshëm.

Para dy muajsh u shkarkua nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Por, Rashit Qalaj dy javë pas kësaj iu drejtua organeve të Drejtësisë.

Pikërisht në ditën kur mbyllej konkursi për drejtor të ri të Policisë, Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi masën e sigurisë për të.

Më datë 2 dhjetor, kjo Gjykatë e aprovoi propozimin për masën e sigurimit, të iniciuar nga ish drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Në arsyetimin e Gjykatës, thuhet se Qalajt, Qeveria e Kosovës nuk i kishte dhënë njoftim më shkrim mbi lirimin nga puna.

Po ashtu ish drejtorit të Policisë i ishte mohuar e drejta për ankesë.

Prandaj, vendimi i Qeverisë sipas këtij aktvendimi ishte në kundërshtim me Ligjin e Punës.

Përfaqësuesi ligjor i Qalajt, Adem Vokshi në një përgjigje për Televizionin ka thënë se janë të kënaqur me vendimin e Gjykatës.

Ai ka thënë se në rast të ankesës nga ana e palës tjetër, pra Qeverisë së Kosovës, lënda dërgohet në Gjykatën e Apelit.

Aktualisht, ushtrues detyre i drejtorit të Policisë së Kosovës është Samedin Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat