Deputeti i LDK-së: I jemi mirënjohës PDK-së për përkrahjen e Pakos së Rimëkëmbjes

Aktuale

Deputeti i LDK-së: I jemi mirënjohës PDK-së për përkrahjen e Pakos së Rimëkëmbjes

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 22:51
Faton Bislimi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Faton Bislimi është shprehur se votimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, sipas tij, është në interes të qytetarëve kosovarë në këtë kohë pandemie.

Bislimi ka shtuar se ndryshimi i qëndrimit të Partisë Demokratike të Kosovës për të votuar këtë ligj është për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve.

“Ajo se çka ka bërë PDK-ja është për të mirë të qytetarëve, pasi me këtë Ligj u dilet në ndihmë atyre. Prandaj, LDK është mirënjohëse për përkrahjen e këtij ligji”, ka thënë Bislimi në Kanal10.

Ndryshe, nesër në një seancë të jashtëzakonshme pritet të hidhet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, Ligj ky që dështoi së miratuari për tetë herë. I njëjti pritet të përkrahet edhe nga PDK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat