Haradinaj: Nëse bëhem president, nuk do të kthehem më në AAK

Aktuale

Haradinaj: Nëse bëhem president, nuk do të kthehem më në AAK

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 23:16
Ramush Haradinaj

Haradinaj tregon se kush do ta zëvendësojë në AAK nëse bëhet president.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për pasuesin e tij në parti nëse eventualisht Haradinaj bëhet vet president.

Haradinaj tha se nënkryetar i par i AAK-së është Ardian Gjini dhe ky mund të jetë pasuesi i tij në parti.

“Ardian Gjini është nënkryetar i parë. Mund të zgjidhet prapë ai në zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur Haradinaj.

Tutje, ai tha se nëse bëhet president, nuk do të kthehet në AAK pasi t’i përfundojë mandati.

“Nuk do të kthehem në AAK kur ta kryej mandatin si president”, shtoi Haradinaj.

Më tej ka folur edhe për Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë se aktualisht nuk ka ndonjë marrëveshje mes partisë së tij dhe Vetëvendosjes.

“Nuk ka ndonjë marrëveshje bilaterale AAK-VV”, ka thënë Haradinaj në pyetjen se a janë afruar së fundmi këto dy parti.

Tutje, Haradinaj tha se “Nuk jam takuar me Kurtin së fundmi”

Ai gjithashtu tha se do ta sulmonte Kurtin po të ishte në pushtet. Sipas tij, pozita nuk duhet ta sulmojë opozitën.

“Unë ma shumë do ta sulmoja Kurtin po të ishte në pushtet. Kur janë njerëzit në pushtet nuk duhet ta sulmojnë opozitën”, shtoi Haradinaj në televizionin T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat