Selmanaj: VV-ja s’funksionon pa kauza fiktive – unë jam i radhës në planet e tyre

Aktuale

Selmanaj: VV-ja s’funksionon pa kauza fiktive – unë jam i radhës në planet e tyre

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 23:27
Driton Selmanaj

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka drejtuar një plan të konstruktuar drejt tij, pas akuzave që i janë bërë rreth deklaratës së tij për të pagjeturit në Kuvendin e Kosovës.

“Unë jam në radhë për Vetëvendosjen, të tjerët presin pas meje. Ata kanë vendosur një plan të konstruktuar dhe të menduar tej mase. Unë jam personi në radhë, ata e kanë kundër LDK-së, kjo çështje më tepër u personalizua, dhe ishte pak para zgjedhjeve në Podujevë”.

“Unë kam respekte për rolin e Saranda Bogujevcit në Kuvend, ajo është më shumë se deputete. Ajo përfaqëson vuajtjet dhe tragjedinë që ka kaluar ky popull. Tema e të pagjeturve nuk konsumohet kurrë, ajo në Kosovë do të ekzistojë gjithmonë sa ka mbamendje kjo shoqëri. Sepse kemi pasë gjatë të pagjetur në Kosovë. Unë mendoj se kërkim falja është për njerëzit e fortë. Unë nuk e kam problem të kërkojë falje nëse e ndjej se kam gabuar”.

Selmanaj në Rubikon ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk mundet të funksionojë pa kauza fiktive.

“Nuk e kuptoj që një akuzë e rrejshme, një linçim publik i inskenuar shndërrohet në një kauzë politike. Radha pas meje për LVV-në është e gjatë”.

“E kaluara e ka treguar se në momentin kur nuk kanë ekzistuar arsye dhe kauza, ata kanë shpikur deklarata për demarkacionin dhe asociacionin, krejt në fund ata këto i kanë pranuar, kjo i bie që LVV-ja nuk mundet të funksionojë pa kauza fiktive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat