Lajmi i fundit: Miratohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Aktuale

Lajmi i fundit: Miratohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Nga: Bota sot Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 07:48
Foto nga Kuvendi

(E plotësuar 14:18) -​ Lajmi i fundit: Miratohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Është miratuar më në fund nga Kuvendi i Kosovës Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Ky ligj ka marrë  vota 72 për,  kundër asnjë dhe abstenime asnjë.

Projektligji në fjalë kishte gjithsej 18 amendamente, katër nga Partia Demokratike e Kosovës.

Këto të fundit, parashikojnë që personave që tërheqin 10% nga Trusti Pensional, e të cilët kanë më pak se 10 mijë euro në këtë fond, shteti do t’ua rimbursojë shumën e tërhequr.

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike sot ka ngjallur debat mes pozitës dhe opozitës, mbi efektin që ai pritet të arrijë në adresimin e nevojave të qytetarëve si pasojë e goditjes nga pandemia COVID-19.

Klubi i Prodhuesve e ka përkrahur vendimin e PDK-së për votimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike.

Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar kritika ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në seancën e sotme të jashtëzakonshme për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Sipas kësaj partie, dy partitë vazhdimisht kritikohen ndërmjet veti, por gjithmonë bëhen bashkë në momente të caktuara. Ndërsa nga dy partitë e apostrofuara thanë se për momente kritike për vendin duhet të bëhen bashkë gjithë spektri politik.

Ushtruesit të detyrës së shefit të grupit parlamentar të LVV-së, Liburn Aliu tha se tashmë në skenën politikë në Kosovë janë gjitha partitë tjera në njërën anë, dhe partia që ai përfaqëson në anën tjetër.

“Me pa atë që përsëritet në mënyrë të vazhdueshme, ciklike e ajo është uniteti apo të themi uniteti apo koalicioni e njëjësia ndërmjet dy subjekteve interesante politike. PDK-së dhe LDK-së. Që të dyja janë të njëjta dhe bashkë në momentet kritike, jo vetëm që e kemi thënë, por përjetuar në vazhdimësi. Kush cilën e ka bërë si vetën. PDK-ja-LDK-në, apo e kundërta, nuk e dina. Këtë dilemë e kemi edhe brenda nesh, por meqenëse ka kaluar kohë duke qenë herë njëra si tjetra, edhe origjina se kënd kush e ka bërë si vetën është e parëndësishme….këta kritikojnë, e kritikojnë në vazhdimësi ama kur të vjen puna te momenti kritik i caktuar ne e vërejmë njëjtësinë se nuk e dina kush kënd e ka bërë, por origjinë ne ka në vitet e pasluftës dhe sot e kemi një subjekt. Kjo i bie se skena politike në Kosovë është mjaft e qartë. Kemi LVV-në në njërën anë dhe të gjithë të tjerët bashkë të tjerët. Pra ju mund të jeni bashkë edhe pak. Mund të vazhdoni të bëni dëme këtij vendi bashkë edhe pak. Qysh i keni bërë në vazhdimësi, pasi kemi ardhur në situata kur qytetari i Kosovës jetojnë me keq se në ditën paraprake, dhe ky është trendi i ndryshimit për të keq në këtë vend sepse kemi një njëjtësi si subjekt i vetëm”, tha ai.

Por atij i reagoi, shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, i cili i kërkoi LVV-së të bëhet bashkë në interes të vendit.

“E vërtet është Librun që momente kritike për vendin jemi bërë bashkë edhe me ju bashkë. Pra në momente kritike duhet të bëhen bashkë, e jo me u fsheh atje me një skutë e me tentu popullin autentik imagjinar duke pretenduar se ndoshta një ditë ky popull do të nxjerr liderin e pakontestueshëm në krye të proceseve. Ne njerëzit e zakonshëm, bëhemi bashkë për interesat e vendit. Jemi bërë bashkë edhe me ju, ndoshta do të bëhemi bashkë prapë për interesat e vendit”, u shpreh ai.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Bedri Hmaza duke iu kundërpërgjigjur, deputetit të LVV-së tha se votimi i këtij projektligji nga PDK-ja nuk paragjykon skenën politike që mund të jetë në të ardhmen.

“Zotëri Aliu, po kemi pas koalicion edhe LDK-në të them jemi pak xheloz se në fund ju keni pas koalicionin me LDK-në dhe na u morët partnerin. Por të ardhmen nuk di çka sjellët. Ligjin që sot e kemi nuk është votues për një subjekt politik, apo tjetër. Është Ligj për gjithë qytetarët e Kosovës dhe bizneset. Asnjë ndërlidhje për zhvillimet që mund të ndodhin nuk e ka ky ligj që sot po diskutojmë. As nuk paragjykon se qysh do të jetë skena politike në të ardhmen, as nuk ka garancia se PDK-ja do të përkrahë ligje, apo marrëveshje financiare nëse nuk beson se ka interes të vendit. Është e vërtet jemi opozitë e qeverisë dhe vazhdojmë, por nuk mundemi me qenë opozitë e interesave të shtetit”, tha ai.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj kërkoi miratimin e projektligjit.

“Ky projektligj është i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, jo për qeverinë. Qeverinë e ndjesitë bukur fortë. Pra i bie që rreth 600 milionë euro do të kalojnë drejtpërdrejtë tek qytetarët”, tha ai. 

***

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka propozuar një amendament për tërheqjen e mjeteve pensionale nga Trusti.

Ai ka të bëj me tërheqjen e 30% të mjeteve në Trust nga personat që kanë të kursyera deri në 10 mijë euro.

Sipas tij kjo do të ndihmonte kategoritë e rrezikuara nga pandemia.

Ky amendament i deputetit të PDK-së nuk kaloi në votim. Ai mori 14 vota për 45 kundër dhe 7 abstenime

“1. Personat qe kanë kursime pensionale në shumën më pakë se 10 000 Euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në tridhjetë për qind (30%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK. 2. Personat qe kanë kursime pensionale në shumën prej 10 000 Euro deri në 19 999 Euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në njëzet e pesë për qind (25%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK. 3. Personat qe kanë kursime pensionale në shumën prej 20 000 Euro deri në 29 999 Euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri nënjëzetë për qind (20 %) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK. 4. Personat qe kanë kursime pensionale në shumën prej 30 000 Euro deri në 39 999 Euro, kanë drejtë t’i tërheqin deri në pesëmbdhjetë për qind (15%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK. 5. Personat qe kanë kursime pensionale me shumë se 40 000 Euro (dyzet mijë), kanë drejtë t’i tërheqin deri në dhjetë për qind (10%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK”, ka thënë ai.

13:23 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike të qeverisë Hoti po e konsideron se është vetëm në interesa të grupeve të interesit, e jo të qytetarëve.

Murati gjatë seancës së jashtëzakonshme tha se qeveria Hoti në vend se ndihmojë të varfëritë, po iu merr atyre taksë prej TVSH-së që t’ia rimburëson paret e Trustit dikujt që ka rrogën 2000 euro.

Murati: Fukaraja atje që paguajnë tash kur blen bukë e qumësht, ajo TVSH merret prej atij fukaraje e i jepet dikujt që i ka rrogat 2 mijë euro

“Një fukara atje që pagunë tash kur blen bukë e qumësht, ajo TVSH merret prej atij fukaraje e i jepet dikujt që i ka rrogat 2000 euro për me ia rimbursuar paret e trustit. Këqyrë çfarë politika bëjnë këta. Në vend që në një kohë pandemie, me u fokusuar të gjithë me qenë më solidarë dhe me iu ndihmu shtresën më të varfër, këta shkojnë marre prej fukarenjve që me iu marrë atyre që kanë. Tash më tregoni a është ky ligj për interesa të qytetarëve, a grupe të interesit”, tha ai.

Deputeti Murati kritikoi qeverinë edhe për tërheqjen e parave nga AKP-ja.

Murati; Këta po dëshirojnë me një t’rame me i bë rrush e kumbulla paratë e AKP-së

“Nuk bënë paratë e AKP-së që janë mbledhur tu shitë aseste. Krejt pasuria e shtetit është shit me mbledh ato pare të AKP-së. E këta po dëshirojnë me një të rame me i bë rrush e kumbulla. Krejt ato toka që janë shit ka 1 euro ari, e qato fabrika që janë shitë krejt ato pare po dënojnë me i marrë dhe me iu shkrepë shokëve të vet që janë milardera. Nuk ka ndihmë për qytetarët e as bizneset. Këtu qytetarët kanë me përfundu duke i marrë paret e trustit, por kaq do të jetë. Paret tjera do të shkojnë tek milionerët dhe milarderët”, tha ai.

***

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike e ka vlerësuar si ndër më të mirat dhe mëdha në rajon e më gjerë.

Kreu i ekzekutivit në seancën e jashtëzakonshme për miratimin e kësaj pako ekonomike, duke falënderuar PDK-në tha se katër amendamentet e tyre e pasurojnë Projektligjin.

Hoti: Pako jonë është ndër më të mëdha në rajon

“Pako jonë për rimëkëmbje ekonomike që është pjesë e buxheti për vitin 2020 prej 365 milionë euro është shpërndarë në masën më të madhe, 80 përqind është shpërnda. Në bazë të studimit të FMN-së në terma relativ, pako jonë është ndër më të mëdha në rajon dhe më gjerë, si përqindje e bruto produktit vendor. Besoj që për atë që kemi pasur mundësi kemi mburritur dy efekte. Parandalimin e largimit të bizneseve nga tregu dhe parandalojmë që familjet të bien nën pragun e varfërisë”, tha ai.

Hoti para deputetëve paraqiti në detaje përfitimet e miratimit të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

Hoti: Një skemë e veçantë e këtij fondi që shkojnë vetëm në bujqësi dhe plotë skema të reja 

“Skema për fondin e garantive të kredive që e rritë mbulueshmërinë e kredive që marrin bizneset deri në 80 përqind. Këtu po flasim për qindra miliona euro investime nga kompanitë private dhe që janë të financuara nga banka komerciale. Një skemë e veçantë e këtij fondi që shkojnë vetëm në bujqësi dhe plotë skema të reja pjesë e këtij fondi. Ajo që është e veçantë në këtë ligj është tërheqja e 10 përqind nga Trusti Pensional që nënkupton mbi 200 milionë shtesë në qarkullimin shtesë në ekonomi dhe buxhetin e familjeve në Kosovë. Madje përdorimi i mjeteve për fondin e privatizimin për fondin e vitit 2021 që është pjesë e buxhetit të ardhshëm. E po ashtu një listë e gjatë e lehtësirave për bizneset që është shtyrja e tatimit për korporatave, lirimi i bizneseve për ndëshkime në pagesat e tatimeve”, tha ai.

Krahas kësaj, Hoti tha se tha se Katër amendamentet e PDK-së e kanë pasuruar pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

Hoti: Katër amendamentet e PDK-së e kanë pasuruar ligjin

“Dëshirojë t’i falënderojë publikisht për mbështetjen e këtij Ligji, ju e dini që i kanë ftu dy partitë opozitare të bëhen pjesë e këtij projektligji me propozime, besoj që këto 4 amendamente e kanë pasuruar këtë ligj. Sigurisht ligji tashmë ka një kosto më të madhe”, tha ai.

 

***

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputetja e LDK-së, Marigona Geci ka tërhequr votën e saj për ligjin për rimbëkëmbje ekonomike, e për këtë ajo ka dhënë arsye, shkruan "Bota sot".

Ajo në seancën për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike ka theksuar se nuk e voton ligjin pasi ish-kreret e PDK-së janë të akuzaur per vrasjen e anetareve te LDK-se.

Sipas saj, kjo është arsye që e ka tërhequr votën.

Në momenin kur Geci ka filluar të flasë lidhur për këtë temë, i është ndalur fjala.

“Dje me datën 3 dhjetor 2020 më erdhi në gmail kërkesa pë seancën për Jashtëzakonhsme për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Nënshkrimim tim e kam tërhequr pasi ish-kryetarët i partisë tuaj janë të dyshuar për vrasjen e anëtarëve të partisë sonë. Ne si familjarë po u dashka të frikësohemi nga falangat ruse dhe mos të kemi guxim të përmendim as emrat e familjarëve”

***

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza në seancën ku po bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike ka shprehur keqardhje për vonesën në adresimit të kësaj çështjeje nga qeveria në kohë të duhur për qytetarët.

Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës bazuar situatën shëndetësore, ekonomike dhe politike të vendit ka bërë propozimin e katër amandamenteve për plotësimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe i ka harmonizuar ato me koalicionin qeverisës.

“Ligji të cilin sot e kemi nuk është ligj për votuesit e një subjekti politik ose një tjetri. Ky është ligj për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, është ligj për bizneset që afarojnë në Republikën e Kosovës. Ky ligj nuk paragjykon se si do të jetë skema politike në të ardhmen dhe nuk ka garanca që PDK do të përkrah marrëveshje tjera nëse nuk janë në interes të vendit. Jemi opozitë e qeverisë, vazhdojmë të jemi opozitë e qeverisë, por nuk mund të jemi në infinit opozitë e interesave të shtetit. “, tha Hamza.

Sipas tij, Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike nuk ka mundur të procedohet tutje me pakon paraprake pa krijimin e një baze legale ku do të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe bizneset në Kosovë.

“Ky ligj i përkrah të punësuarit në sektorin privat, përfitojnë mbi 50 mijë biznese si rezultat i granteve, përfitojnë dhjetra mijëra të punësuar në sektorin privat që kanë humbur vendet e punës nga pandemia, përfitojnë qytetarët e Kosovës me mjetet e tërhequra nga Trusti dhe qytetarët me bazë ekonomike më të ulët do të rimbursohen nga shteti, lënda e parë e prodhuar nuk do të ngarkohet me TVSH.”, tha ai.

Hoti falënderon PDK-në: Amandamentet e tyre kanë pasuruar ligjin për Rimëkëmbje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur në Kuvendin e Kosovës ku pritet të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Hoti para deputetëve ka thënë se  pakoja e propozuar nga qeveria e Kosovës është ndër më të mëdhat në rajon.

Ai tha se nga masat e marra deri tash nga qeveria, është arritur efekti i parandalimit të largimit nga bizneseve nga tregu.

“Në bazë të FMN-së, pakoja e parë në terma relative, pakoja jonë e rimëkëmbjes është njëra ndër më të mëdhatë. Aq sa kemi pasë mundësi, kemi mbërri dy efekte, parandalimin e largimit të bizneseve nga tregu dhe familjet të bijnë nën pragun e varfërisë. Ligji i sotëm krijon momentum të ri. Pra duke fillu nga skema për fondin e garantimit të kredive, qindra miliona euro që mbulohen nga fondi ku qeveria është kontribuese e madhe. Një pjesë e madhe shkon në bujqësi. Tërheqja e 10%shit nga Trusti, mbi 200 milion euro shtesë në buxhetin e familjeve. Të gjitha këto mjete të patatimuara. Përdorimi i mjeteve nga fondi i Privatizimit për të financuar fondin për rimëkëmbje ekonomike. Pastaj shtyerja e tatimit për koorporata për dy vjet”, tha ai.

Ai falënderoi PDK-në, për të cilën tha se amandamentet e tyre e kanë pasuruar ligjin.

“Janë amandamentet e opozitës, PDK-së që dua t’i falënderoj për mbështetjen e tyre. Unë i kam ftuar të dy partitë, dhe mendoj që këto amandamente e kanë pasuruar këtë ligj”, tha ai.

Hoti po ashtu tha se synohet që një pjesë e madhe e fondeve të shpërndahen para vitit të ri. 

***

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i është përgjigjur deputetit nga radhët e Vetëvendosjes, Liburn Aliut, i cili tha se LDK’ja gjthmonë bëhet bashkë me PDK’në.

Gashi i tha Aliut se ata janë bërë bashkë edhe me Vetëvendosjen dhe se mund të bëhen bashkë edhe në të ardhmen.

“Jemi ba bashkë edhe me ju dhe ndoshta do të bëhemi bashkë edhe në të ardhmen.

Në politikë koncepti kurrë nuk ekziston. Gjithçka është e mundshme. Ideja parashkollore se le te kallet vendi se ne s’bëhemi bashkë, s’ekziston te ne e nuk duhet të ekzistojë as te ju. Do t’i japim votat tona që qytetarët të marrin pakon fiskale”, ka thënë Gashi.

Liburn Aliu akuzon LDK-në dhe PDK-në që u bën bashkë për votimin e Rimëkëmbjes

Deputeti i Lëvzijes Vetëvendosje, Liburn Aliu në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka akuzuar se LDK-ja dhe PDK-ja janë bërë bashkë dhe të dyja janë të njëjta.

Këtë deklaratë e dha Aliu në seancën ku pritet të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Të dyja partitë janë të njëjta dhe të dyja janë bashkë. Kush cilën e ka bërë si vetën, LDK-ja e ka bërë si vetën apo PDK-ja si vetën nuk e dimë. Por me qenë se ka kalu kohë e gjatë duke qenë herë njona si tjetra e herë tjetra si njona, edhe origjina se kush kë e ka bë si vetën është e parëndësishme”, tha Aliu.

Ai shtoi se të dyja partitë po vazhdojnë t’i bëjnë dëm Kosovës.

“Ju mund të jeni bashkë edhe pak, ju mund të vazhdoni t’i bëni dëme këtij vendi bashk edhe pak, qysh i keni bo në vazhdimësi. Ju u bonët bashkë për me rrëzu Qeverinë Kurti”, tha Aliu.

Deputetët e VV-së e prisnin dje si roje, Selmanaj nuk merr pjesë fare në seancë

Zv/kryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj nuk po merr pjesë në seancën e Kuvendit ku pritet të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Kjo po ndodhë pas paralajmërimeve të VV-së se nuk do t’ia lejojë hyrjen në seanca.

Aty janë zv/kryeministri Besnik Tahiri  dhe Albulena Balaj Halimi, mirëpo jo Selmanaj.

Gjatë ditës së djeshme ndërkaq, ishte pikërisht Selmanaj që i kërkoi falje deputetes së VV-së,  Saranda Bogujevci, përplasje me të cilën kishte shkaktuar nervozizëm në partinë e Kurtit.

***

Deputetja Geci tërheq nënshkrimin për seancën e jashtëzakonshme, shkak PDK

Deputetja e LDK-së, Marigona Geci ka tërhequr nënshkrimin për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje ekonomike.

Si shkak i kësaj, deputetja Geci në shkresën e saj dërguar kryetares së Kuvendit është bërë thirrja e seancës me iniciativën e PDK-së.

Këtë e bëri të ditur kryesuesja e seancës së sotme, Arbërie Nagavci.

Nagavci: Marigona Geci e tërheq nënshkrimin nga kërkesa për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme

“Zonja Marigona Geci e tërheq nënshkrimin nga kërkesa për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme me datë 4.12.2020 me iniciativën të PDK-së. Me arsyetimin se e ka nënshkruar listën e LDK-së, për iniciativën e LDK-së për Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, sikurse herën e parë, e jo nismës e PDK-së. Deklaron se nuk ishte e njoftuar se iniciativa është e PDK-së, andaj e tërheq nënshkrimin e saj nga lista nënshkruese”, tha Nagavci.

Seanca e jashtëzakonshme për miratimin e rimëkëmbjes ekonomike është duke vazhduar.

***

Ndërpritet për pak seanca, Nagavci: Në sallë ka deputetë që para 4-5 dite janë infektuar me COVID-19

Është ndërprerë për pak çaste seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës,  Arbërie Nagavci ka thënë se në sallë janë të pranishëm deputetë të cilët para 4-5 ditëve janë deklaruar pozitiv me COVID-19.

Menjëherë pas kësaj deklarate, ajo ka thirrur mbledhje të shkurtër tek foltorja të shefeve të grupeve parlamentare.

Pas konsultimeve me ta, seanca ka vazhduar në formë të rregullt.

***

 Ka nisur seanca në Kuvendin e Kosovës ku pritet që të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ndryshe Komisioni për Buxhet dhe Transfere me 6 vota për dhe 3 kundër, ka votuar raportin me rekomandime për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. E votimi i këtij raporti i ka paraprirë miratimi i 4 amendamenteve të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës.

Amendamenti i parë është që mjetet e tërhequra nga pjesëmarrësit sipas këtij neni, e të cilët kanë kursime deri në 9.999 mijë euro kompensohen në formë rimbursimi, duke filluar nga viti 2023, sipas formulës dhe metodologjisë së rimbursimit që vendoset me vendim të Qeverisë së Kosovës dhe Fondit e Kursimit Pensional të Kosovës në afatin prej gjashtë muajsh nga miratimi i këtij ligji.

Amendamenti i dytë, lënda e parë e cila prodhohet nga veprimtaritë biznesore të regjistruara dhe aktive në Republikën e Kosovës, pavarësisht se a eksportohet jashtë vendit apo jo, lirohet nga TVSH.

Amendamenti i tretë, të gjitha bizneset të cilat kanë qenë të mbyllura apo kanë pasur probleme të funksionimit të rregullt gjatë kohës së pandemisë, por të cilët kanë qenë aktive të regjistruara në regjistër të biznesit para datës 29 shkurt 2020, mbështeten financiarisht nga ana e buxhetit të Kosovës me mjete monetare për t’i mbuluar shpenzimet operative në shumën prej 200 milionë euro.

Amendamenti i katërt, paguhen nga ana e buxhetit të Kosovës, pagat e punonjësve në sektorin privat për periudhën tetor dhe dhjetor 2020, të cilët si pasojë e pandemisë COVID-19 janë larguar apo pezulluar nga puna e tyre për periudhën jo më të shkurtër se tre muaj pas datës 29 shkurt 2020 e deri më 30 dhjetor 2020. Shuma e pagesës për punëtorët është 300 euro për një muaj.

Sot seancë e jashtëzakonshme për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Sot do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Kjo, me kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e jashtëzakonshme.

Kërkesën për mbajtjen e kësaj seance e kanë nënshkruar deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Projektligji ka kaluar me kushtet të cilat i ka vendosur Partia Demokratike e Kosovës.

“Pako për bizneset të jetë 200 milionë euro; Pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro; Heqja e TVSh-së për lëndën e parë dhe rimbursimi i mjeteve për 10% nga Trustit për ata që kanë deri në 10 mijë euro”, janë kushtet e propozuara nga PDK-ja.

Ndryshe, më 12 tetor, pas gjashtë dështimeve, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë këtë Projektligj.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat