Haxhiu: Është mirë që edhe VV’ja të sjellë program për rimëkëmbjen ekonomike, le të shtyhemi me ide

Aktuale

Haxhiu: Është mirë që edhe VV’ja të sjellë program për rimëkëmbjen ekonomike, le të shtyhemi me ide

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 07:57
Bekim Haxhiu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se do të ishte mirë që edhe VV’ja të sillte një program për rimëkëmbjen ekonomike dhe të krahasohej me atë që nuk po e votojnë.

“Përtej acarimeve politike që kanë ndodhur në parlament, unë mendoj që nuk i shërben interesit të vendit. Ka nevojë që ne në parlament të shtyhemi për programe më të mira. Do të ishte më mirë sikur edhe VV’ja të kishte një program për rimëkëmbjen ekonomike, e që të shtyheshim me programe edhe me ide e jo me britma e kacafytje dhe bllokada”, është shprehur Haxhiu në T7.

Tutje, ai tha se partitë opozitare të qeverisjes së kaluar kanë pasur prioritet pushtetin dhe jo shtetin.

“Çka është ndërtuar në të kaluarën është krejt gabim. Opozita e kaluar, LDK AAK dhe VV, nuk kanë kursyer asgjë për të arritur te pushteti. Pushteti ishte primar për ta, jo shteti. Për disa kauza të rrejshme i është vë vlaka shtetit”, ka thënë Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat