Kjo ishte kërkesa e Rexhep Selimit para disa muajsh drejtuar LDK-së për vrasjet e aktivistëve të saj paslufte

Aktuale

Kjo ishte kërkesa e Rexhep Selimit para disa muajsh drejtuar LDK-së për vrasjet e aktivistëve të saj paslufte

Nga: D.RR Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 09:27
Rexhep Selimi

Gjykata Speciale ka filluar punën e saj drejt qëllimit të zbardhjeve të shumë vrasjeve, si gjatë luftës ashtu edhe pas saj, ku të parët që kanë pranuar konfirmimin e aktakuzës janë Salih Mustafa, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në aktakuzën e Gjykatës Speciale, përmenden 13 raste ku dyshohet se të akuzuarit janë përfshirë në keqtrajtimin e madje edhe vrasjen e zyrtarëve të LDK-së.

Rexhep Selimi, i njohur në luftë me nofkën “dhjetëshi”, në mars të këtij viti, kishte kërkuar publikisht nga LDK-ja bashkëpunim për çfarëdo informacioni që çon në zbulimin e vrasjeve të aktivistëve të LDK-së, ndonëse nuk kishte marrë përgjigje nga kjo e fundit. 

“Presim bashkëpunimin e kujtdo për çfarëdo informacioni e sidomos nga LDK-ja që përkundrejt të kaluarës tash e tutje të bashkëpunojmë që mos të këtë asnjë vrasje të pazbuluar . E dimë që do të jetë pak e vështirë por sido që të jetë të bashkëpunojmë më të gjithë faktorët që vrasjet politike mos ta mbajnë me peng opinionin e Kosovës dhe ti zgjidhnin njëherë e përgjithmonë qoftë ne emër të drejtësisë qoftë emër të dhimbjen se familjeve të tyre”, kishte thënë Selimi.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ende nuk ka dal në ndonjë konferencë zyrtare për të sqaruar qëndrimin e saj pas konfirmimit të aktakuzave të disa figurave të politikës, e as kur emri i LDK-së është përmendur në aktakuza të Speciales, por ka zgjedhur heshtjen.

Kur është fjala te vrasjet që cilësohen të natyrës politike, paslufta kryesisht dominohet me eliminimin e bashkëpunëtorëve të ngushtë të Presidentit Ibrahim Rugova, pjesëtarëve të LDK-së, apo edhe të FARK-ut, një formacion rival i krahut tjetër UÇK-së gjatë fundit të viteve ’90.

Vrasja që tronditi jo vetëm LDK-në, por gjithë Kosovën, ishte vrasja në mënyrë mizore e intelektualit Xhemajl Mustafa, para banesës së tij në Prishtinë .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat