Shtyhet seanca për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Aktuale

Shtyhet seanca për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 10:54
Ilustrim

Është shtyrë seanca për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, pasi nuk është qartësuar prej avokatëve mbrojtës se kush e përfaqëson të akuzuarin Rade Basara.

Seanca e radhës do të mbahet, më 11 dhjetor në orën 13:00.

Të akuzuar në këtë rast janë: Marko Roshiq, Silvana Arsoviq, Zharko Jovanoviq, Nedeljko Spasojeviq, Rade Basara dhe Dragisha Markoviq.

Kurse si udhëheqës të grupit kriminal janë të akuzuar Milan Radojçiq dhe Zvonko Veselinoviq.

Oliver Ivanoviqi nga përfundimi i luftës në Kosovë ka qenë ndër politikanët serb më të rëndësishëm.

Për disa vjet është përballur me një proces gjyqësor nën akuzat për rolin e tij në vrasjen e shqiptarëve në kohën e luftës.

Ai u vra, më 16 janar 2018 para objektit të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat