Hamza për rimëkëmbjen ekonomike: Jemi opozitë e qeverisë, por jo e interesave të shtetit

Aktuale

Hamza për rimëkëmbjen ekonomike: Jemi opozitë e qeverisë, por jo e interesave të shtetit

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 12:25
Bedri Hamza

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza në seancën ku po bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike ka shprehur keqardhje për vonesën në adresimit të kësaj çështjeje nga qeveria në kohë të duhur për qytetarët.

Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës bazuar situatën shëndetësore, ekonomike dhe politike të vendit ka bërë propozimin e katër amandamenteve për plotësimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe i ka harmonizuar ato me koalicionin qeverisës.

“Ligji të cilin sot e kemi nuk është ligj për votuesit e një subjekti politik ose një tjetri. Ky është ligj për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, është ligj për bizneset që afarojnë në Republikën e Kosovës. Ky ligj nuk paragjykon se si do të jetë skema politike në të ardhmen dhe nuk ka garanca që PDK do të përkrah marrëveshje tjera nëse nuk janë në interes të vendit. Jemi opozitë e qeverisë, vazhdojmë të jemi opozitë e qeverisë, por nuk mund të jemi në infinit opozitë e interesave të shtetit. “, tha Hamza.

Sipas tij, Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike nuk ka mundur të procedohet tutje me pakon paraprake pa krijimin e një baze legale ku do të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe bizneset në Kosovë.

“Ky ligj i përkrah të punësuarit në sektorin privat, përfitojnë mbi 50 mijë biznese si rezultat i granteve, përfitojnë dhjetra mijëra të punësuar në sektorin privat që kanë humbur vendet e punës nga pandemia, përfitojnë qytetarët e Kosovës me mjetet e tërhequra nga Trusti dhe qytetarët me bazë ekonomike më të ulët do të rimbursohen nga shteti, lënda e parë e prodhuar nuk do të ngarkohet me TVSH.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat