Misioni i EULEX-it në Kosovë, ish-gjyqtari Simmons do të dëshmojë në Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Misioni i EULEX-it në Kosovë, ish-gjyqtari Simmons do të dëshmojë në Kuvendin e Kosovës

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 13:12
Malcolm Simmons

Malcolm Simmons, ish-kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it do të dëshmojë më 18 janar për shkeljet që ka bërë ky mision gjatë funksionimit në Kosovë.

Ky vendim është marrë sot në mbledhjen e Komisionit për legjislacion e imunitete, rregullores së Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Ndryshe, Simmonsi kërkesën e tij për raportim në Kuvend e kishte dorëzuar gjatë verës së këtij viti.

Gazeta ka siguruar letrën që Simmons e ka dërguar në Kuvend të Kosovës. Në këtë letër Simmons tregon për punën që ka bërë në EULEX, emërimin e tij dhe thotë se gjatë mandatit të tij ka qenë i njoftuar për këto shkelje.

“Gjatë mandatit tim si kryetar i gjykatësve të EULEX-it, u njoftova me shkelje serioze, përfshirë komisionin për shkelje kriminale, nga personat përgjegjës për administrimin e drejtësisë”, thotë ai.

Simmon shprehet i gatshëm të japë dëshmi për këto çështje derisa përmend disa shkelje që kanë ndodhur, sipas tij, si: ndërhyrje në hetime, kërcënime të dëshmitarëve të mbrojtur, përpjekje për të manipuluar trupat gjykuese, përpjekje për të ndërhyrë në gjykime, fshehje e provave, manipulim i provave, përpjekje për të penguar hetime etj.

Ai përmend edhe një takim që ka pasur me tash kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson, në Kosovë në vitin 2016.

“Më 10 nëntor 2016 u takova me Boris Johnsonin në Prishtinë. Në atë kohë ai ishte Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar. Mes tjerash, ne diskutuam shkurt për Dhomat e Specializuara të Kosovës. A ishte shumë shpërfillës ndaj Dhomave, qartazi duke besuar se ato do të jenë ndërtim politik. Ai i përshkroi Dhomat si “një gjykatë politike që i përkulet vullnetit të Brukselit dhe e mbushur me qëllim lajkatar të BE-së për mbushjen e xhepave të tyre”, thuhet në këtë letër.

Simmons thotë se është i gatshëm të deklarohet para Parlamentit të Kosovës për të gjitha çështjet që flet në letër, duke thënë se ka edhe prova. Ai thotë gjithashtu se është i gatshëm të japë edhe dëshminë e tij.

Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ishte shprehur i gatshëm që të vijë në Kosovë për të dëshmuar parregullsi të mëdha të misionit, në veçanti në rastin “Drenica 2” edhe vite më parë.

Britaniku Malcolm Simmons, i cili ka qenë gjyqtari më i lartë i misionit që nga viti 2014, kishte deklaruar se ai kishte denoncuar disa raste të korrupsionit në zemër të misionit të EULEX-it dhe thoshte se EULEX ishte subjekt i ndërhyrjes politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat