Tahiri përmend 10 efektet e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Aktuale

Tahiri përmend 10 efektet e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Nga: A.Z Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 14:41
Besnik Tahiri

Zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka treguar 10 efektet që sipas tij do të ketë ky ligj, përcjell “Bota sot”.

Ai ka shkruar se secili përfaqësues, secili institucion, secili subjekt, që ka mandat të flasë apo përfaqësojë sovranin, në momente të caktuara duhet të ketë fuqinë të ngritet mbi pozicionet, interesat, apo pikëpamjet parciale.

Më tej ka shtuar se ky ligj ndër të tjerash do të ulë presionin mbi ekonominë, bizneset  e familjet dhe për një periudhë të kufizuar, do të rrisë fuqinë blerëse, konsumin dhe shërbimet;

Postimi i plotë:

10 efektet e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike!

Mandati i pozitës dhe opozitës në demokraci, është para së gjithash mbrojtja dhe përfaqësimi i qytetarëve. Secili përfaqësues, secili institucion, secili subjekt, secili që ka mandat të flasë apo përfaqësojë sovranin, në momente të caktuara, kritike, duhet të ketë fuqinë të ngritet mbi pozicionet, interesat, apo pikëpamjet parciale.

Është inkurajuese dhe për tu përshëndetur, që ndodhi një reflektim pozitiv, edhe pse i vonuar në lidhje votimin e Ligjit për Rimkëmbje. Është premtues fakti që shumica e nevojshme, gjykoi drejtë, që me mos kalimin e Ligjit, ishin qytetari dhe shteti të cilëve po u bëhej padrejtësi.

Më poshtë po ndaj me ju dhjetë (10) efektet e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili do të ketë një impakt rifreskues për zhvillimin, ekonominë dhe mirëqenien.

Mes tjerash, Ligji për Rimëkëmbje do të:

1. Ulë presionin mbi ekonominë, bizneset dhe familjet;

2. Për një periudhë të kufizuar, do të rrisë fuqinë blerëse, konsumin dhe shërbimet;

3. Do të ekuilibroj sadopak zhvillimet në tregun vendor financiar;

4. Do të rifreskoj potencialin e bizneseve të vogla, tashmë të rrezikuara, për të operuar më gjatë dhe më qëndrueshëm në treg;

5. Do të zbusë efektet negative të pandemisë, veçmas te ato familje me të ardhura më të ulta;

6. Do të ndikoj pozitivisht te të gjithë, në fuqinë e shtetit si faktor stabilizues ekonomik;

7. Do të shërbejë si instrument i 'tërthortë' i asistencës sociale, për shtresat në vështirësi;

8. Përçon mesazh të fortë te komuniteti ndërkombëtar për klimen e përgjithshme ekonomike në Kosovë;

9. Ofron mundësi të re, që në dritë të këtij ligji, të planifkohen hapat tjerët të shpenzimeve në planet vjetore dhe afatmesme financiare;

10. Rehabiliton besimin e dëmtuar te qytetarët kundrejt kapacitetit vendimmarrës institucional, rezultat i vonesave vendimmarrëse.

Lidershipi dhe përkushtimi kërkohet në kohëra sfidash, andaj duhet falenderuar secilin për guximin për të lëvizur përpara.

Nuk duhet humbur kohë,

Të fokusohemi në implementim efikas dhe të përpiktë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat